Aktivitetet

E enjte, 25 janar 2016 

Deputetja Deskoska informoi për përgatitjet e sesionit të vjeshtës të AP të OSBE që do të mbahet në Shkup

Në sesionin e Dimrit të AP-së të OSBE-së, që do të mbahet më 25 dhe 26 shkurt 2016 në Vjenë, Austri merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje me: znj. Renata Deskoska, shefe e Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) dhe z. Dimitar Stevananxhija, zëvendësanëtar i delegacionit. 

Në sesionin morën pjesë pothuajse 300 parlamentarë nga 57 vende anëtare të OSBE-së dhe vende partnerë për bashkëpunim. 

Në hapjen solemne të sesionit para deputetëve u drejtuan z. Illka Kanera, kryetare e Asamblesë Parlamentare e OSBE-së, znj. Doris Bures, kryetare e Parlamentit të Austrisë, z. Sergej Narishkin, kryetar i Dumës Shtetërore të Federatës Ruse, z. Kasim Tokajev, kryetar i Senatit të Kazakistanit dhe z. Gerner Erler, përfaqësues special i Qeverisë Federale të Gjermanisë për kryesim me OSBE-në në vitin 2016, i cili informoi për prioritetet dhe aktivitetet e planifikuara në kuadër të Kryesisë gjermane me OSBE-në. 

Në fokusin e debatit në Sesionin dimëror është kriza me migruesit dhe refugjatët në rajonin e OSBE-së dhe përpjekjet për përforcimin e marrëveshjes kolektive. Në mbledhjen e të tre komisioneve të AP të OSBE-së, u diskutua për luftë kundër terrorizmit, efektet ekonomike të krizës së migrimit, si dhe të drejtat e njeriut të emigrantëve dhe refugjatëve. Në mbledhjen e Komisionit për Demokracinë, të drejtat e njeriut dhe çështjet humanitare, u prezantua raport i veçantë për krizën me migruesit dhe refugjatët, që përmban propozime konkrete për angazhim më të madh të OSBE-së në këtë plan. 

Znj. Renata Deskoska, shefe e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të OSBE-së, informoi për përgatitjen e Sesionit të Vjeshtës të AP të OSBE-së, që do të mbahet nga 29 shtator deri më 2 tetor 2016 në Shkup, Republika e Maqedonisë. 

Në funksion të Sesionit të ardhshëm të vjeshtës, në Qendrën e Kongresit "Hofburg", ku u mbajt Sesioni dimëror, u vendos stendë me materiale informative dhe prezantime për promovim të ofertës turistike të Republikës së Maqedonisë. 

Asamblenë parlamentare të OSBE-së e përbëjnë 323 parlamentarë nga 57 vende të Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikës Veriore. Kuvendi siguron forum për diplomacinë parlamentare, mbikëqyrje të zgjedhjeve dhe përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar për përmbushjen e angazhimeve në lidhje me çështjet politike, ekonomike, të sigurisë, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor. 
Click