Aktivitetet

E premte, 27 nëntor 2015, Beograd 

DIMITRIEV DHE GJORÇEV NË DIALOGUN PARLAMENTAR RAJONAL 

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, z. Emil Dimitriev dhe anëtari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, z. Vlladimiri Gjorçev marrin pjesë në Dialogun parlamentar rajonal me temë "Menaxhimi me migrimet, mbrojtja e refugjatëve dhe lufta kundër krimit të organizuar", i cili mbahet në Beograd, Republika e Serbisë, më 26-27 nëntor 2015. 

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, z. Emil Dimitriev në diskutimin potencoi se refugjatët vijnë lirisht deri në kufirin e Republikës së Maqedonisë dhe se regjistrimi i tyre i parë bëhet në vendin tonë, e me atë ne jemi vendi i parë ndaj të cilit është drejtuar presioni nga kjo krizë. 

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë konkretisht duke i marrë parasysh prognozat e zgjatjes së kësaj krize si dhe numrin potencial të migruesve që pritet të transitojë përmes vendit tonë.  

Click