Aktivitetet

E mërkurë, 1 korrik 2015 

DIMITRIEV NË KONFERENCË NË BEOGRAD 

Kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Emil Dimitriev merr pjesë në Mbledhjen vjetore të përfaqësuesve të komisioneve për mbrojtje dhe siguri nga parlamentet e Evropës Juglindore, që mbahet nga 29.6.2015 deri në 1.7.2015, në Beograd, me temë: Parandalimi i katastrofave natyrore. 

Në konferencën, e cila është në organizim të RAKVIAK - Qendra për bashkëpunim të sigurisë dhe Asambleja popullore e Republikës së Serbisë, deputeti Dimitriev theksoi se Republika e Maqedonisë jep përkrahje të madhe në parandalimin e katastrofave natyrore, si dhe ndihmë në të gjitha rajonet e rrezikuara nga katastrofat natyrore në rajon. 

Në fjalimin e tij, kryetari i Komisionit elaboroi për strukturën e menaxhmentit të krizës në Republikën e Maqedonisë. 

Click