Aktivitetet

E enjte, 27 nëntor 2014, Strasburg 

Dita e dytë e mbledhjes së Komitetit të Përbashkët Parlamentar 

Në ditën e dytë të mbledhjes së Komitetit të Përbashkët Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, që mbahet në Parlamentin Evropian në Strasburg, Republika e Francës, parlamentarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamenti Evropian kishin mundësinë që bashkërisht të debatojnë për më shumë çështje lidhur me gjendjen politike aktuale në shtet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pastaj për sundimin e së drejtës, reformat në gjyqësi dhe administratë, për luftën kundër korrupsionit, për lirinë e të shprehurit dhe mediat, për ngjarjet ekonomike dhe financiare, si dhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe për bashkëpunimin rajonal në kontest të PBEJL. 

Deputeti z. Antonio Milloshoski u përqendrua në gjendjen politike aktuale në shtet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe në lidhje me zgjedhjet ai theksoi se qeveria i ka realizuar kërkesat parazgjedhore të opozitës në lidhje me emërimin e kryetarit të KSHZ-së, në fushatën zgjedhore të mos ketë promovim të aktiviteteve qeveritare, të bëhet shënimi i dukshëm fizik i dorës së çdo votuesi dhe ka pranuar kërkesën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. 

"Në ditën e zgjedhjeve, partitë kishin përfaqësues të tyre në vendvotimet dhe prezencë të siguruar të OSBE-së, ODIHR-së, PE-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare.  Opozita mori pjesë në procesin zgjedhor në të dy rrethet, por opozita vendosi të mos i pranojë rezultatet zgjedhore. Problemi real është mungesa e saj dhe jemi angazhuar aktivisht me qëllim që të krijohen kushte me mbështetje të Komisionit Evropian për kthimin e tyre", theksoi z. Milloshoski. 

Në lidhje me kërkesat e opozitës, ai shprehu gatishmëri për t'i pranuar kërkesat, përveç për formimin e qeverisë teknike, e cila realisht formohet vetëm me kushte të jashtëzakonshme në vend, e jo për shkak të mohimit të vullnetit zgjedhor të qytetarëve.  Në atë drejtim, i ftoi kolegët specialistë evropianë që të bëjnë apel për kthimin e opozitës, sipas shembullit të kolegëve të tyre të Partisë Popullore Evropiane. 

Z. Stanishev, shfaqi shpresë se vendi doemos duhet të shënojë progres në lirinë e mediave, sundimin e së drejtës dhe demokracinë dhe të bëhet një hap para në procesin për nënshkrimin e Marrëveshjes për marrëdhënie të mira fqinjësore me Republikën e Bulgarisë. Ai theksoi se nevojitet sinjal i qartë politik që të mundësojë që opozita të marrë pjesë në KPP-në, por edhe në të gjitha aktivitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me qëllim që të ketë përfaqësim të asaj pjese të shoqërisë që i mbështet.  Gjithashtu, kërkoi që të shqyrtohen pesë kërkesat e saj dhe të veprohet sipas rekomandimeve të Raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e mbajtura këtë vit në vend. Sa i përket zgjerimit, ai e theksoi shembullin e fundit pozitiv të Republikës së Kroacisë. 

Z. Xhambaski theksoi se Bulgaria e pranoi Maqedoninë me emrin e saj kushtetues dhe shfaqi shpresë për aktivitete të ardhshme të përbashkëta në lidhje me shënimin e përbashkët të festave dhe aktiviteteve për mundësim të bashkimit të lirë dhe për shprehje të lirë në Republikën e Maqedonisë dhe kërkoi shmangie të aktiviteteve të cilat mund të shkaktojnë provokime në vendet fqinje. Në pjesën e zgjedhjeve, kërkoi rregullim të Listës zgjedhore.   

Deputeti z. Bekim Fazliu në fjalimin e tij theksoi se vjen nga partia opozitare e cila plotësisht i mbështet eurointegrimet për shkak të paqes, sigurisë dhe prosperitetit të qytetarëve dhe kërkoi që Qeveria të angazhohet më shumë për proceset eurointegruese, veçanërisht në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes kornizë, sundimin e së drejtës, mediat, mungesën e dialogut politik, për të cilin, siç tha, opozita mban një pjesë të përgjegjësisë. Në fund, theksoi se Kodi Zgjedhor është miratuar pa pëlqimin e tyre, por për shkak të proceseve eurointegruese merr pjesë në punën e Kuvendit dhe konsideron se shumica e problemeve do të zgjidhen me fillimin e negociatave për anëtarësim. 

Bashkëkryesuesi i Komitetit të Përbashkët Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, z. Kenan Hasipi, në kuadër të reformave të administratës shtetërore dhe publike, theksoi se ligjet e reja për nëpunësit administrativ dhe publik hyjnë në fuqi më 3 shkurt 2015., me ç'rast pritet që të njëjtat ta konsolidojnë kornizën legjislative për nëpunës shtetëror dhe publik dhe t'i tejkalojnë mangësitë që dalin nga korniza e fragmentuar ligjore, e para së gjithash do ta avancojnë sistemin administrativ ekzistues të Republikës së Maqedonisë. 

Në lidhje me luftën kundër korrupsionit, ai informoi se kanë filluar aktivitetet për ndryshimin e Ligjit për parandalimin e korrupsionit, të cilat do të sigurojnë dispozita ligjore përkatëse për mbrojtje sistematike dhe institucionale për personat që paraqesin raste të korrupsionit, si dhe futje të konceptit të integritetit. 

Theksoi se ekziston përmirësim i dukshëm në lidhje me kontrollin sistematik të deklaratave të sapoemëruar për konflikt të interesave të funksionarëve të zgjedhur/emëruar, e në pajtim me rekomandimet e KE-së për mënjanim të involvimit të drejtpërdrejtë të ministrit të Punëve të Brendshme në aprovimin për përgjim, u miratuan ndryshime përkatëse të Ligjit për ndjekje të komunikimeve. 

Deputeti z. Antonio Milloshoski lidhur me pikën për liritë e mediave, theksoi se kishte debat të qëndrueshëm publik me Shoqatën e gazetarëve dhe u konstatua bashkërisht se nuk është vendosur praktikë e vetme evropiane lidhur me shpifjen dhe ofendimin, por se ato janë vepra penale. Është arritur balancë e rëndësishme në hapësirën mediatike në lidhje fushatat reklamuese dhe reklamimin, por duhet të merret parasysh se reklamimi ka logjikë tregtare. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës mban mbledhje të rregullta me gazetarët, ndërsa e rëndësishme për shënimin është ajo që propozimet e ligjeve nga sfera mediatike nuk miratohen me procedurë të shkurtuar.    

Lidhur me pikën për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe iniciativat rajonale, deputeti z. Artan Grubi theksoi se karakteristikat kryesore të politikës sonë proaktive ndaj vendeve fqinje janë orientuar në zhvillim intensiv të marrëdhënieve bilaterale, forcimin e mirëbesimit dhe realizimin e iniciativave konkrete dhe projekteve për bashkëpunim më të pasur.   

Në lidhje me Shqipërinë, theksoi se ekziston bashkëpunim i shkëlqyeshëm, ndërsa intensiteti i vizitave të realizuara bilaterale në të gjitha nivelet, është një prej indikatorëve më të mirë për cilësinë e marrëdhënieve të përbashkëta, të cilat vitin e kaluar shënuan 20 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. 

Tejet i rëndësishëm është nënshkrimi i Marrëveshjes për hapjen e kalimit të përbashkët kufitar Zhepishte-Trebishte, si dhe inaugurimi zyrtar i punës së Qendrës së përbashkët kontaktuese për bashkëpunim policor të KK Qafëthanë, por edhe hapja e konsullatës së nderit të Republikës së Maqedonisë në Durrës, me çka vërtetohet cilësia dhe dinamike e zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. 

Ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës ekziston bashkëpunim i shkëlqyeshëm bilateral, për të cilin dëshmojnë vizitat ministrore dhe takimet ndërmjet të dyja vendeve, pastaj Marrëveshja e nënshkruar e përbashkët financiare për bashkëpunim tejkufitar ndërmjet të dyja vendeve, si dhe shumë marrëveshje tjera që i rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve në më shumë sfera. 

Në lidhje me çështjen e emrit me Greqinë, Republika e Maqedonisë angazhohet për intensifikim të procesit i cili zhvillohet në kuadër të KB-së, në mirëbesim, me qasje aktive dhe konstruktive, në drejtim të tejkalimit të dallimit dhe në pajtim me principet dhe normat e të drejtës ndërkombëtare. 

Z. Marija Spiraki i shprehu qëndrimet greke tashmë mirë të njohura për ngecjen në rrugën eurointegruese të Maqedonisë dhe për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe apeloi në shmangien e aktiviteteve që ndikojnë keq në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dyja vendeve. 

Në atë kontekst, z.  Milloshoski apeloi që të zbatohet vendimi i Gjykatës ndërkombëtare të Hagës dhe propozoi që të mbahet mbledhje e përbashkët e Qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Z. Gjorçev kërkoi projekte për zhvillim të infrastrukturës dhe hapje të më shumë kalimeve të reja kufitare me Greqinë dhe me Bulgarinë.   
Z. Peterle thërriti që të ketë qasje evropiane e jo nacionaliste me ndjeshmëri më të madhe për çështjen e emrit, si dhe të gjendet një model i ngjashëm si zgjidhja sllovene-kroate. 
"Bëhet fjalë për kredibilitetin dhe duhet t'i lëmë gjërat në perspektivë dhe në kontekst se zgjidhja evropiane është zgjidhje më e mirë, duke pasur parasysh faktin që Greqia është pajtuar me Agjendën e Selanikut dhe Marrëveshjen për stabilizim dhe asocim", theksoi ai. 

Znj. Boneva theksoi se, fatkeqësisht, mënyra e vetme për komunikim me kolegët grekë është përmes mbajtjes së mbledhjeve të këtij Komiteti, sepse shumë tentime deri më tani për komunikim të drejtpërdrejtë me to kanë mbetur të pasuksesshme, megjithëse në Kuvendin e RM-së, tanimë pesë mandate me radhë, formohet Grup parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë, pa kurrfarë aktiviteti deri më tani. Sugjeroi se nevojitet dialog ndërmjet parlamenteve të RM-së dhe Greqisë, përmes kontakteve të drejtpërdrejta me kolegët grekë, si dhe në nivel të pushtetit ekzekutiv. 

Z. Kovaçev u pajtua me atë që tha kolegu i tij, me pritjen se një ditë kufijtë do të tejkalohen, se do të ketë progres në projektet infrastrukturore dhe në tregtinë që të rinjtë të mund të jetojnë dhe punojnë lirshëm në rajonin. 

Z. Hasipi shfaqi shpresë se fqinjët në vend që ta pengojnë Maqedoninë në procesin e eurointegrimeve, duhet të jenë mbështetës të fuqishëm të Republikës së Maqedonisë në procesin që paralelisht të fillohet me negociatat dhe gjatë procesit të tejkalohen çështjet e hapura, me çka historia do t'u lihet Akademive të të dyja vendeve dhe në atë drejtim i përshëndeti mbledhjet e përbashkëta të Akademive të Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe Bulgarisë. Lidhur me ngjarjet ekonomike dhe financiar, znj. Boneva theksoi se krahasuar me vendet tjera në rajon dhe duke i pasur parasysh pasojat nga kriza financiare në eurozonë dhe në botë në vitet e fundit, vazhdoi trendi i rritjes së PBV-së dhe rënies së inflacionit në Maqedoni.  Vendi mbetet mesatarisht i ngarkuar me borxh dhe punën në masa aktive për punësim të të rinjve, që rezulton, për së pari herë pas dy dekadave, me rënie të shkallës së papunësisë në afro 28%.  Sa i përket konkurrencës, ajo theksoi se RM-ja arriti përmirësim për 10 pozita dhe u rangua në vendin e 63-të në "Raportin për konkurrencë globale 2014-2015“ të publikuar nga Forumi ekonomik botëror, që paraqet përmirësim të dytë me radhë në rangun e konkurrencës në ekonominë maqedonase. 

Znj. Maletiq theksoi se Maqedonia ka bërë hap të madh në reformat ekonomike, i cili është shënuar në Raportin për progresin e vendit dhe se BE-ja ka qëndrim jo të drejtë ndaj vendit i cili realizon reforma me më shumë entuziazëm se shumë vende tjera anëtare të BE-së. Në lidhje me çështjen e emrit me Greqinë, konsideron se kjo nuk duhet të jetë pengesë për Maqedoninë dhe se do të gjendet mënyra që vendi të vazhdojë me integrimin, sepse Maqedonia deri më tani ka bërë shumë dhe mund të jetë vend i vlefshëm anëtar i BE-së në të ardhmen.  

Pas përfundimit të mbledhjes, bashkëkryesuesit dhanë Deklaratë të përbashkët

Click