Aktivitetet

E premte, 24 prill 2015 

Ditë e hapur për vizitë të qytetarëve në Kuvend 

Sot, në kuadër të Ditës së hapur, Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e vizituan 272 qytetarë dhe pjesëmarrës nga shkollat fillore dhe të mesme. 

Vizitorët e shqyrtuan brendësinë e ndërtesës dhe kishin mundësi të njoftohen me historinë e saj, karakteristikat kryesore dhe punën e Kuvendit. 

Dita e hapur paraqiti mundësi që qytetarët ta shohin sallën për seanca plenare, sallat për punën e komisioneve të Kuvendit, pjesën solemne e Kuvendit, Dhomën përkujtimore, Sallën e Ohrit, si dhe Sallën e njohur të Drugdhendjes. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është e hapur për vizita çdo të premte të fundit të muajit, me paraqitje të qytetarëve të interesuar më së voni pesë ditë pune para vizitës. 

Click