Aktivitetet

E mërkurë, 17 shtator 2014 

TAKIMI I NËNKRYETARIT MILLOSHOSKI ME DELEGACIONIN E BRUKSELIT 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski, u takua me Delegacionin e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, Seksioni për Ballkanin Perëndimor, nën udhëheqjen e z. Dejvid Kulen. 

Vizita e Delegacionit u realizua drejtpërdrejt para publikimit të raportit të ri për progresin e Republikës së Maqedonisë, të paralajmëruar për 8 tetor. Në atë kontekst, nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë shfaqi shpresë se eurokomisari i ri për zgjerim të BE-së, z. Johanes Han, do të angazhohet për vendin tonë. 

Z. Milloshoski e njoftoi Delegacionin e Brukselit me ngjarjet aktuale në Parlament dhe në vend në përgjithësi. Njëkohësisht, u potencua mosprania e opozitës në Kuvend, si dhe incidenti ndërmjet BDI-së dhe PDSH-së, dhe u shpreh dëshirë që të tejkalohen këto veprime dhe shpresuan se rrethanat e tilla nuk do të ndikojnë në marrjen edhe të një raporti pozitiv. 

Gjithashtu, në fokus të diskutimit ishte edhe Propozim-vendimi për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë në më shumë sfera, ndërsa u diskutua edhe për IPA fondet. 

Në tërësi, takimi paraqiti mundësi për informim të drejtpërdrejtë të ekipit të ekspertëve për arritjet dhe çështjet aktuale në vendin tonë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit me Eurokomisarin. 

Click