Aktivitetet

E hënë, 14 korrik 2014

ËSHTË ME RËNDËSI TË NDËRTOHEN KONTAKTE PERSONALE NË RELACIONIN MAQEDONI-AUSTRALI 

Kryetari i Grupit parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Austrialisë, z. Ilia Dimovski, u takua me z. Majkëll Saderlend, kryetar i Parlamentit të Australisë Perëndimore. 

Në takimin ishin të pranishëm anëtarët e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Australisë, pastaj z.   Vele Trpevski, ambasador i Republikës së Maqedonisë në Australi dhe z. Zoran Kostovski, konsull nderi i Australisë në Republikën e Maqedonisë. 

Z. Ilija Dimovski theksoi se Republika e Maqedonisë ka bërë përpjekje të mëdha në përforcimin e marrëdhënieve me parlamentet në Australi dhe me Parlamentin Federativ të Australisë dhe se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ka realizuar më shumë takime me Parlamentet në Australi, të cilët kontribuojnë në përafrimin jo vetëm të Parlamenteve, por edhe të të dyja shteteve në tërësi. 

Ai, gjithashtu, e njoftoi mysafirin me më shumë tema të cilat janë diskutuar në nivel parlamentar, ndër të cilat edhe interesat arsimore për gjetjen e mundësive për dërgimin e studentëve nga Maqedonia në Australi dhe anasjelltas. 

Në atë kontekst, z. Saderlend theksoi se një prej mënyrave për t'u zhvilluar marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Australisë është pikërisht shkëmbimi i nxënësve të shkollës së mesme dhe studentëve, të cilët mund të jenë ambasadorë të vendeve të tyre. 

Në takimin u fol edhe për lehtësimin e politikës së vizave ndaj Republikës së Maqedonisë, me ç'rast z. Saderlend informoi se problemet e njëjta i kanë edhe me komunitetin serb, por se ato zgjidhen në nivel federal. 

Ai theksoi se komuniteti maqedonas në Pert, në periudhën paraprake nuk ka qenë shumë aktiv në këshillat lokale, por se vitet e fundit bëhen përpjekje që ajo të ngrihet në nivel të komuniteteve tjera në Pert, si komuniteti italian, grek etj, dhe ai është i bindur se së shpejti do të kenë përfaqësues të komunitetit maqedonas në Parlament. Z. Saderlend konkludoi se është shumë e rëndësishme të ndërtohen kontakte personale, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për viza, ekonomi ose tema tjera. 

Click