Aktivitetet

E mërkurë, 23 korrik 2014

Fjalim i Kryetarit Veljanoski në Konferencën e pestë të organizatave të imigracionit

Zonja dhe zotërinj,
të dashur miq, 
përfaqësues të diasporës tonë,

Përkujdesja për diasporën maqedonase paraqet konstantë në përcaktimet e Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Ky përcaktim dhe politikat të cilat krijohen në vitet e fundit, vazhdimisht plotësohen dhe zgjerohen. Në esencë, kujdesi për imigrantët tanë sot është vlerë evropiane dhe shoqërore, kurse në shumë shtete anëtare të BE-së ky kujdes është vendosur edhe si kategori kushtetuese. Pikërisht për këtë arsye, ne do të vazhdojmë këtë vlerë evropiane dhe shoqërore vazhdimisht ta zhvillojmë dhe plotësojmë, si nëpërmjet rregullimit normativ, ashtu edhe me politika konkrete dhe projekte. Përkatësisht, rregullimi normativ, pa përmbajtje dhe politika të vërteta kreative, është vetëm mbështjellës i zbrazët. Mendoj se gjatë këtyre tetë viteve qeverisje e kësaj shumice qeveritare, me rregullim normativ, por çka është më e rëndësishme me politika dhe projekte konkrete, janë arritur shumë rezultate të mëdha pikërisht në fushën e kujdesit për diasporën maqedonase dhe imigrantët në tërësi dhe përforcimi i lidhjeve me shtetin amë.

Do të doja vetëm të përkujtoj se jemi në fillim të periudhës së dytë të mandatit në të cilin në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë janë tre deputet të cilët drejtpërdrejtë i zgjedh diaspora maqedonase dhe imigrantët. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shkak se saktë në këtë mënyrë, jo vetëm që diaspora lidhet institucionalisht me shtetin e vet amë, por nëpërmjet këtyre tre deputetëve, diaspora maqedonase mund t'i artikulojë interesat e veta, problemet e veta por edhe vështrimet për gjithçka që ndodh në Republikën e Maqedonisë si shtet i tyre amë. Përkatësisht, marrëdhëniet ndërmjet shtetit amë dhe diasporës, përkatësisht mërgimtarëve, janë rreptësisht procese të dyanshme. Për këtë arsye jam i bindur se Parlamenti me aktivitetin e vet të plotë ligjvënës nëpërmjet kontrollit mbi pushtetin ekzekutiv, deri në diplomacinë parlamentare ka rol shumë të përgjegjshëm në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme me diasporën.

Të nderuar miq, 

Mërgimi është pjesë e zhvillimit historik të Popullit Maqedonas që nga gjysma e dytë e shekullit të 19-të. Prapë se prapë ajo që duhet të gjithë neve të na bëjë krenar është fakti se diaspora maqedonase pa marrë parasysh të gjitha sfidat asnjëherë nuk do të kishte harruar rrënjët e veta, asnjëherë nuk do të kishin harruar gjuhën e vet maqedonishte, religjionin e vet, folklorin e vet dhe këngën e bukur, përkatësisht asnjëherë nuk do të kishte harruar identitetin e vet nacional. Si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, gjatë vizitave të mia zyrtare në shumë parlamente evropiane por edhe shtetet përtej oqeaneve dhe kontinentet si Amerika, Australia, Kanada, nikoqirët e mi kur bëhet fjalë për diasporën maqedonase në shtetet e tyre, gjithmonë theksojnë dy karakteristika.

E para se ato shkëlqyeshëm janë integruar në mjediset e tyre të reja dhe me kreativitetin, zellin e tyre dhe ndershmërinë, japin kontribut të konsiderueshëm për zhvillimin e atyre shteteve. Në të njëjtën kohë pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për gjeneratë të parë, të dytë ose të tretë, ato jo vetëm që kanë arritur të ruajnë identitetin e tyre nacional dhe kulturor, por edhe vlerat e tyre kulturore t'i paraqesin dhe ndajnë shumë më gjerësisht aty ku jetojnë. Ja të nderuar miq, më së shpeshti në këtë mënyrë bashkëbiseduesit e mi të huaj flasin për diasporën maqedonase. Besoni se këto dy dekada të pavarësisë pikërisht diaspora akademike ka qenë dhe do të jetë promovuesi më i madh i Popullit Maqedonas dhe identitetit të vet gjuhësor kulturor gjithandej botës, kurse gjithsesi me atë edhe i shtetit të Republikës së Maqedonisë.

Kjo është edhe më e rëndësishme dhe nëse doni mund të thuhet se ka edhe vlerë të paçmueshme për shkak se ende nuk është mbyllur çështja maqedonase. Për fat të keq edhe në shekullin 21 këtu rreth nesh ka ende forca të cilat dëshirojnë të shlyejnë identitetin nacional maqedonas, kulturën, gjuhën maqedonase, kishën kurse me atë të nënvlerësojnë dhe zhdukin popullin maqedonas. Por besoj se të gjithë ndani bindjen time se pikërisht të bashkuar siç jemi ne këtu në shtëpi dhe gjithandej botës si dhe deri tani edhe këtë betejë do ta triumfojmë në dobi të popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Të nderuar miq, 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Qeveria por edhe institucionet tjera gjatë këtyre viteve kanë përkushtuar vëmendje të veçantë në reformat dhe atë në gjitha sferat. Qëllimi ynë është Republika e Maqedonisë nesër kur të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE dhe NATO, dhe këto janë edhe përcaktimet tona strategjike, do të jemi më konkurrent me gjitha shtetet tjera anëtare të këtyre asociacioneve. Ky lloj konkurrence është në gjitha fushat, në demokracinë parlamentare, në gjyqësorin, kulturë dhe arsim, dhe gjithsesi në ekonominë.

Të nderuar miq,

Dhjetë ditë na ndajnë nga dy festat e Ilindenit. Ilindeni 1903 dhe Ilindeni 1944. Data, më saktësisht ngjarje historike mbi të cilat mbështetet Republika e Maqedonisë e sotme autonome dhe sovrane si shtet i popullit maqedonas dhe gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh çfarëdo karakteristikat e tyre etnike, religjioze ose tjera. Përkatësisht siç është shënuar në Manifestin e Krushevës ndërsa pastaj edhe në konkluzionet e ASNOM. 

Pikërisht në këtë periudhë, korrik dhe gusht është edhe prezenca më e madhe e diasporës maqedonase në atdhe, kurse kjo është edhe mundësi për takime të tilla institucionale dhe konferenca.  

Duke vështruar programin tuaj për këtë konferencë të pestë me radhë të organizatave për imigracion, e shoh se në mënyrë mjaft serioze jeni përgatitur për këtë konferencë. Zgjedhja e temave për debat, nga e para, përkushtuar për Ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës maqedonase deri në temën e katërt. Realizimi i të drejtës për pension të imigrantëve, i pasqyron çështjet e vërteta dhe problemet të cilat janë të rëndësishme për diasporën, por edhe për Republikën e Maqedonisë si atdhe i veçantë i të gjithë neve. Besoj se bashkërisht me përfaqësuesit e institucioneve përkatëse por edhe me përvojat tuaja praktike të gjitha këtyre pyetjeve do tu ofrohen përgjigje dhe aktvendime si të tejkalohen ato mangësi të cilat paraqiten edhe si të vazhdojmë përpara.

Andaj më lejoni në fund të ju dëshiroj punë të frytshme dhe të suksesshme. T’ju dëshiroj para se gjithash qëndrim të këndshëm në atdhe bashkë me më të afërmit tuaj. Të ju dëshiroj kur të ktheheni në shtëpitë tuaja gjithandej botës bashkatdhetarëve tanë tjerë t'u dërgoni konkluzionet nga konferenca. Miqve tuaj të atjeshëm t’u transmetoni edhe prezantoni bukuritë e Maqedonisë. 

Duke shpallur Konferencën e Pestë të Organizatave të imigrantëve të hapur, do të doja të them që edhe vitin e ardhshëm të takohemi sërish.

Ju faleminderit.

Click