Aktivitetet

E hënë 31 gusht 2015

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHËNIMIT TË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET KUVENDIT DHE VESTMINISTËR FONDACIONIT PËR DEMOKRACINË 

Ekselenca juaj,
Ambasadore e Britanisë së Madhe,
Çarls Edmond Garet,
Zonja dhe Zotërinj dhe të nderuar deputetë,
Të nderuar të pranishëm, 

Para 4 vitesh, në këtë ndërtesë, kisha kënaqësi, si kryetar i dhomës legjislative maqedonase, bashkë me ambasadorin britanik, ta nënshkruaj memorandumin e bashkëpunimit me Vestministër fondacionin për demokraci. 

Ky është një nga çastet kur bëjmë prerje të punës së realizuar dhe kur e trasojmë rrugën për periudhën që vijon. 

Këto janë çaste kur kthehemi në shtyllat demokratike të shtetit dhe kur marrim për obligim se të njëjtat do t'i përforcojmë. 

Përfundimisht, ato janë çaste, kur e ndajmë besimin se Maqedonia do të zhvillohet ende më shumë, dhe se sfidat do t'i tejkalojmë. 

Tre vjet, përsëri, para asaj date, dhe zyrtarisht filloi, tashmë, bashkëpunimi shumëvjeçar dhe i frytshëm i dhomës legjislative maqedonase me Vestministër fondacionin për demokraci. 

Në atë periudhë, bashkërisht i përforcuam kapacitetet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, funksionin tonë përfaqësues, legjislativ dhe mbikëqyrës. 

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, i cili intensifikisht filloi me mbajtjen e konferencës Villton Park, u organizuan më shumë vizita punuese ndërmjet deputetëve nga Kuvendi i Maqedonisë dhe kolegëve të tyre nga Parlamenti i Britanisë, u mbajtën disa punëtori në më shumë tema. 

Gjithashtu, vazhdimisht iu kushtua vëmendje trajnimit të segmenteve të shërbimit profesional të Kuvendit, me qëllim të ngritjes së kapacitetit të Kuvendit që të mund t'u përgjigjet sfidave të integrimit evropian. 

Me miratimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u inkorporuan supozime të fuqishme normative për përforcimin e kapaciteteve parlamentare. Me zbatimin e tij u mundësua përforcim i rolit të Parlamentit në kuadër të ndarjes së pushtetit, koncept për të cilin bashkërisht u angazhuam që në Konferencën në Villton Park. 

Me miratimin e tij rregulluam më shumë çështje të rëndësishme, duke i normuar krahas praktikave tonë të mirë edhe ato që janë të pranishëm në funksionimin e parlamenteve bashkëkohore. 

Bëhet fjalë, para se gjithash, për çështjet që kanë të bëjnë me përforcimin e punës ekipore dhe koordinimin e grupeve të deputetëve; mbikëqyrjen parlamentare me të cilën ndiqet zbatimi i ligjeve; rolin përfaqësues aktiv të deputetëve përmes kontakteve të realizuara me qytetarët në njësitë zgjedhore; autonominë e vendosur financiare dhe përforcimin e mbështetjes profesionale të deputetëve, si dhe nevojën për avancim të vazhdueshëm dhe qëndrueshmëri të kapaciteteve të përgjithshme legjislative dhe kontrolluese të Kuvendit. 

Të nderuar, 

Kuvendi i Maqedonisë e ndan fatin e shtetit. 

Problemet e Maqedonisë diskutohen në parlament. Sukseset, gjithashtu. Qëllimi është në atë që të formojmë koncept dhe të manifestojmë vendosmëri, që problemet t'i zgjidhim.  Shpesh fazat e përsëritura për nevojat e zhvillimit të demokracisë dhe dialogut të ndërsjellë dhe mirëkuptimit, doemos duhet të marrin kuptim praktik. Politika e fjalëve boshe gjithnjë më pak ka vend. 

Veprat e politikanëve dhe partive nuk maten sipas asaj që është thënë. 

Veprat maten sipas asaj që është punuar. Me shembullin tonë të tregojmë lidhjen me vlerat e qarta kristalore të Maqedonisë. 

Të japim investim në avancim të demokracisë përfaqësuese. 

Ta zhvillojmë partneritetin strategjik me aleatët tonë britanikë, amerikanë, gjermanë, përkatësisht evropiane.

Të vazhdojmë të punojmë me përkushtim në zgjidhjen e problemeve që janë obligim i yni, sepse vetëm në atë mënyrë do të arrijmë t'i lëvizim gjendjet e përgjithshme në Maqedoni. 

Të dashur miq, Kolegë deputetë, 

Në ato 25 vite pavarësi, kaluam shumë rrugë. U ballafaquam me sfida të shumta.  Megjithatë, është më se e qartë se gjithçka do të ishte më vështirë, nëse mungonte përkrahja e aleatëve tanë, partnerëve dhe miqve. 
Përvojat nga Parlamenti Britanik ose nga Kongresi amerikan kanë rëndësi të paçmueshme për ne. Demokracia e re maqedonase merr përvojë të çmueshme në sajë të përkrahjes së aleatëve tanë strategjikë. Vetëdija se ky popull ka miq të tij ndërkombëtar, përkatësisht se nuk është vetë, është motiv plotësues për punën, për angazhim dhe për përkushtim. 

Në këtë kuptim, dëshiroj ta ndaj gëzimin tim të sinqertë për marrëdhëniet veçanërisht të frytshme që ky Kuvend dhe 123 deputetë i kanë me secilin nga institucionet ndërkombëtare në veçanti. 

Të nderuar, 

Maqedonia është shtet demokratik me perspektivë të qartë evropiane dhe euroatlantike.  Angazhimet tonë për anëtarësim në BE dhe në NATO, nga të cilat burojnë edhe qëllimet tjera shtetërore për zhvillim ekonomik, bashkëjetesë ndëretnike dhe pranim të ndërsjellë, me interes shtetëror. Nuk ekziston qëllim më i lartë se hapja e perspektivave demokratike të Maqedonisë. 

Nuk ka interes më të madh se interesi për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.  Nuk ekziston angazhim më i rëndësishëm se ai për thellim më të madh të marrëdhënieve me aleatët dhe miqtë tanë, siç është pa dyshim Mbretëria e Bashkuar ose Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Falë qëndrimit të fortë ndaj qëllimeve të përmendura strategjike, kemi arritur t'i zgjidhim edhe problemet më delikate. 

Falë transparencës për të kërkuar mbështetje dhe ndihmë kemi arritur të tejkalojmë sfida të shumta. 

Përfundimisht, falë besimit të përbashkët në principet e demokracisë, kemi arritur të gjejmë forcë e cila do të na lëvizë përpara drejt sukseseve dhe lartësive të reja. 

Kuvendi i Maqedonisë është strumbullari i demokracisë parlamentare. 

Demokracia parlamentare është baza e rendit të shtetit. Forcimi i mëtutjeshëm i themeleve të demokracisë parlamentare është obligimi më i rëndësishëm i kësaj dhome të qytetarëve të Maqedonisë. 

Përgjegjësia për të menaxhuar me shtetin është shumë e madhe. Ajo u përket partive në pushtet që janë pjesë e dhomës legjislative maqedonase. Megjithatë, përgjegjësia të jesh opozitë, nuk është e vogël. Andaj, ardhja e një pjese të opozitës në këtë dhomë, duhet të përjetohet si pasqyrë e një përgjegjësie të tillë. 

Kjo është ngjarje e cila do t'i japë kuptim parlamentit të Maqedonisë. 

Unë, si i pari ndër deputetët, edhe njëherë dëshirojë qartë të nënvizoj se janë gati të bashkëpunoj me të gjithë për realizimin e qëllimit të përbashkët për një Maqedoni të zhvilluar demokratisht dhe ekonomikisht. 
Të gjithë bashkë, si pushtet dhe si opozitë, doemos duhet të gjejmë forcë ta arsyetojmë atë përgjegjësi që e kemi. 

Mënyrë tjetër nuk ekziston.  Rrugë tjetër nuk ka.  Demokracia e përcakton përgjegjësinë e gjithkujt dhe për gjithçka.  Edhe të tuajën, por edhe timen. 
Të VMRO-DPMNE-së, të BDI-së dhe të partive tjera qeveritare.
 
Megjithatë, edhe të PDSH-së, të partive të pavarura opozitare, si dhe të grupit të deputetëve të SDMS-së. Populli na mbikëqyr dhe na analizon. Ai vlerëson dhe gjithmonë e jep gjykimin më të saktë.
 
Kemi për obligim që para popullit, si politikanë nga të gjithë ngjyrat, ta shtrijmë dorën e bashkimit.  Të tregojmë se përfaqësuesit e popullit promovojnë unitet dhe dialog, e jo konflikte dhe grindje.  Të jemi një kur bëhet fjalë për Maqedoninë.
 
Pastaj, ashtu të bashkuar, ende më dinjitozë të paraqitemi para aleatëve tanë. Të tregojmë pjekuri dhe ndërgjegje të lartë demokratike. Të tregojmë vendosmëri të fuqishme në rrugën tonë drejt eurointegrimit. 

Të tregojmë se kemi fuqi t'i tejkalojmë pengesat për anëtarësim në NATO. Të tregojmë se dimë si t'i zhvillojmë marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare, të promovojmë dialog dhe bashkëpunim ndërmjet të gjithëve.

 Përfundimisht, të punojmë bashkë, që Maqedonia ende më shumë të hapërojë guximshëm drejt zhvillimit ekonomik, uljes së papunësisë dhe forcimit të standardit jetësor të qytetarëve. 

Të nderuar të pranishëm, 

Demokracia nënkupton konflikt mendimesh, idesh dhe konceptesh. Ajo paraqet platformë në korniza të të cilave forcohet dhe zhvillohet kultura e dialogut. 

Demokracia është vegël e cila na mundëson t'i filtrojmë idetë më të mira. 

Kuvendi i Maqedonisë, si vend qendror në këtë sistem, doemos duhet të mbetet në lartësinë e detyrës.
 
Kemi për obligim të kontribuojmë me qëndrimin tonë që ende më shumë t'i përforcojmë shtyllat demokratike të Maqedonisë. 

Andaj, e shtrij dorën për dialog. 

E shtrij dorën e bashkëpunimit me të gjitha përfaqësuesit e popullit të Maqedonisë. 

E shtrij dorën e konsensusit për qëllimet strategjike të Atdheut tonë! 

Megjithatë, dua të theksoj qartë se përgjegjësia është e përbashkët, ndërsa rendi dhe ligjet janë aleati ynë. T'i japim energji të re perspektivës euroatlantike maqedonase. 

Të debatojmë ashpër dhe t'i ballafaqojmë konceptet tona të ndryshme. Të zhvillojmë dialog dhe ta tregojmë urtësinë tonë. Të luftojmë për simpatitë e popullit dhe të garojmë me idetë. 

Megjithatë, e di se doemos duhet të respektohemi. E di se doemos duhet të respektohemi.  

E di se me qëndrimin tonë duhet të jemi shembull për popullin se si mbrohen në mënyrë dinjitoze interesat politike për të mirën e Atdheut. 

Unë jam aleati i parë i të gjithë atyre që do të tregojnë përpjekje të qarta për avancimin e demokracisë dhe dialogut. 

Të dashur miq, 

Pengesat janë ato që u japin kuptim jetëve tanë.  Problemet ekzistojnë që të zgjidhen.  Maqedonia është ballafaquar dhe do të ballafaqohet me probleme të cilat jam i bindur se do t'i zgjidhë. 

Si dhe në jetën, themi se askush nuk merr barrë më të rëndë se ajo që mund ta bart.  

Në mënyrë dinjitoze ta bartim barrën e përgjegjësisë që e kemi. Partitë qeveritare duhet në mënyrë dinjitoze ta mbajnë barrën e vet, siç duhet ta bëjë opozita. 

Të kontribuojmë përfundimisht të pushojë koha e gjysmëzgjidhjeve, gjysmëprojekteve dhe gjysmëbashkëpunimit. Të shohim mundësi në këtë krizë që e ngarkon Maqedoninë. 

Të punojmë me përkushtim dhe të besojmë në gjykimin e popullit. Të mbajmë konsideratë për interesat e Maqedonisë dhe t'i tejkalojmë sfidat. 

Të bashkëpunojmë ende më shumë dhe ende më thellë me partnerët tanë strategjikë dhe të jemi të përgjegjshëm para popullit. 

Vetëm ashtu do të arrijmë sukses. 

Ju falënderoj për vëmendjen. 

Click