Aktivitetet

E martë, 21 prill 2015, Romë 

Fjalimi i kryetarit Veljanoski me temë: "Forcimi i dialogut politik" 

Zonja dhe zotërinj, 
Të dashur miq, 

Dialogu politik, mes tjerash, është një nga principet kryesore mbi të cilat u krijua Bashkimi Evropian. Njëkohësisht, këto gjëra, si përfitime civilizuese ngrihen në nivel të standardeve të detyrueshme demokratike për të gjitha shtetet. Ballkani perëndimor, i cili padyshim është pjesë e Evropës i miraton nxitimthi këto përfitime civilizuese evropiane. Periudha kur me armë, e jo me fjalë i zgjidhnim problemet e Ballkanit është pjesë e së kaluarës sonë së errët. Vendosëm të punojmë që ta realizojmë atë që na takon - e kjo është bashkësia me popuj dhe shtete evropiane. Megjithatë, doemos duhet t'i zgjidhim çështjet tjera të hapura. Ende ekzistojnë punë që na ngarkojnë. Ideja për Evropë të Bashkuar dhe shembulli i shteteve të Evropës perëndimore, duhet të jenë udhërrëfyesi ynë. Gjithashtu i shohim rezultatet e kësaj politike të mirë fqinjësore të shteteve të Evropës Perëndimore. Prosperitet, interesat e përbashkëta, mirëbesimi dhe paqja doemos duhet të sundojnë edhe në të gjitha shtetet e Ballkanit.  Ky është edhe i interes i yni por edhe interes evropian. 

Të nderuar miq, 

Në Republikën e Maqedonisë, shembulli më adekuat për një dialog të suksesshëm politik është Marrëveshja kornizë e Ohrit. 
Ky dokument është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesve politikë të komunitetit etnik maqedonas dhe shqiptar, të marrë vesh me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar. Implementimi i tij i cili është proces dhe i cili ende zgjat është gjithashtu rezultat i dialogut i cili zhvillohet para se gjithash në Kuvend. Ka shumë shembuj të tilla dhe të ngjashme pozitive të dialogut politik i cili sipas rregullit është zhvilluar në institucionet, e para së gjithash në parlament. Megjithatë, fatkeqësisht nga qershori i vitit të kaluar pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, dialogu politik ndërmjet shumicës parlamentare dhe opozitës është reduktuar në minimum. Shumica parlamentare disa herë edhe me ndihmën e miqve tanë evropianë ka thirrur të diskutohet për të gjitha kërkesat dhe propozimet e opozitë, por ai dialog duhet të zhvillohet në parlament përkatësisht në institucionet. Në këtë periudhë me ndihmën e ndërmjetësuesve nga parlamenti evropian zhvilohen bisedime ndërmjet të dyja palëve dhe unë besoj se liderët politikë edhe të partisë në pushtet edhe të opozitës do të tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe do të gjendet zgjidhje e vërtetë. 

Zonja dhe zotërinj, 

Përgjegjësia për gjendjen e tanishme politike në Republikën e Maqedonisë në masën më të madhe është e elitës politike vendore. 

Nuk dua të keqkuptohem, por është fakt se bllokada shumëvjeçare e integrimeve tona euroatlantike ka implikime negative mbi gjendjen e plotë politike në Republikën e Maqedonisë. 

Doemos duhet të theksoj se Maqedonia pikërisht përmes dialogut sot ka marrëdhënie shumë të zhvilluara përkatësisht me të gjitha shtetet në rajon, edhe pse ndërmjet nesh kishte shumë çështje të hapura. Megjithatë, siç thash, tani për tani shumë vështirë na shkon vendosja e dialogut me fqinjin tonë jugor. 

Zonja dhe zotërinjJam i bindur sinqerisht se dialogu politik si vlerë dhe si vegël për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura gjithnjë e më shumë depërton në vetëdijen te elitat politike, por edhe te të gjitha subjektet shoqërore që kanë ndikim mbi krijimin e politikave konkrete. 

Doemos duhet të ballafaqohemi, të gjithë ne, me rrethanat e reja që dalin nga zhvillimi i ndërvarësisë sonë. Doemos duhet të bashkëpunojmë ende më shumë dhe të ndërtojmë strategji se si demokracia dhe qytetarët e Evropës të dalin ende më të fuqishëm nga këto stuhi dhe erëra. Unë besoj në kapacitetin tonë. Besoj në sinqeritetin e qëllimeve tona, siç besoj edhe në fuqinë e dëshirës sonë për bashkëpunim ende më të madh, dialog dhe mirëkuptim ndërmjet qytetarëve të Evropës pavarësisht dallimeve tona politike, etnike, fetare ose dallimeve tjera. 

Ju faleminderit për vëmendjen. 

Click