Aktivitetet

E enjte, 12 shtator 2014, Oslo 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME TEMË: SHUMICA DHE OPOZITA - ARRITJA E BALANCËS NË DEMOKRACI 

I nderuari kryesues, 
Të nderuar kolegë, 
Zonja dhe zotërinj,  

Nëse marrim parasysh se demokracia është sistem politik që bazohet në mundësinë që qytetarët t'i zgjedhin përfaqësuesit e vetë dhe se pikërisht e drejta e zgjedhjes së përfaqësuesve është koncept themelor dhe thelbësor i demokracisë, ajo doemos duhet të nënkuptojë ekzistim të balancës përkatëse ndërmjet shumicës, si fitore e procesit zgjedhor dhe opozitës nga ana tjetër si kundërpeshë përkatëse e pushtetit dhe si subjekt për të cilin kanë vendosur numër më i vogël i votuesve, vendimi dhe vullneti i të cilëve doemos duhet të respektohet dhe pranohet.  

Opozita është domosdoshmëri në një shoqëri demokratike.  

Literatura dhe analiza komparative tregojnë se mund të bëhet fjalë për disa lloje dhe forma të opozitës të cilët varen nga koncepti përkatësisht natyra dhe mënyra e funksionimit të sistemit politik.  Por pa marrë parasysh se për cilën formë të opozitës bëhet fjalë ose si definohet opozita, një gjë është e përbashkët, ajo nuk i përket shumicës parlamentare ose koalicionit qeveritar dhe i shpreh mospajtimet dhe qëndrimet kritike në lidhje me aktivitetet e Qeverisë me të cilën duhet të garojë vazhdimisht. 

Ekzistimi i opozitës vetvetiu nuk mjafton për ekzistimin e dialogut politik, nevojitet që të ekzistojë vullnet politik, por para se gjithash kapacitet dhe aftësi që të luhet roli i opozitës efektive dhe cilësore. 

Në mënyrë që të diskutohet për opozitën e vërtetë, e që këtu edhe për nevojën për ekzistimin e balancës përkatëse me shumicës, nevojitet që opozita të posedojë dhe tregojë aftësi për të marrë pjesë në mënyrë efektive dhe të përgjegjshme në procesin politik.  Në të kundërtën, do të kisha thënë se humbet kuptimi i ekzistimit të një opozite të tillë, ndërsa nevoja për atë qëndron edhe më tutje. 

Opozita ka rol serioz në sistemin, nëse themi se ajo nuk është e aftë që të ballafaqohet me të njëjtën, atëherë kush do të jetë korrektori i Qeverisë?  Kush do t'i realizojë qëllimet të cilat ajo duhet t'i përmbushë? 

Ndoshta temës i jap pak një ton më specifik, por më lejoni të potencoj se Republika e Maqedonisë është demokraci e re, javën e kaluar festuam 23 vjetorin e pavarësisë, por në ato 23 vite kemi punuar shumë dhe me përkushtim që shembujt dhe praktikat më të mira nga shtetet më të vjetra, me përvojë dhe shtetet demokratike të merren, implementohen dhe praktikohen.   Dhe besoni u arrit sukses në atë.  Në interes të kohës, do të përqendrohem vetëm në pjesën që ka të bëjë me opozitën.  Puna e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është rregulluar me Ligj për Kuvendin dhe Rregulloren, dispozitat e të cilave nuk e favorizojnë as shumicën qeveritare, as opozitën, por e sigurojnë barazinë dhe përgjegjësinë e çdo deputeti në procesin e përgjithshëm të miratimit të ligjeve, përkatësisht në të gjitha aktivitetet e Parlamentit. 

Do të përmend vetëm një pjesë të zgjidhjeve praktike të cilët e dëshmojnë atë që është thënë. Njëri prej tre nënkryetarëve të Kuvendit zgjidhet me propozim edhe nga radhët e opozitës. Disa trupa të rëndësishme dhe specifike të kuvendit si kryetar kanë deputet pikërisht nga opozita. Çdo muaj në seancën për parashtrim të pyetjeve të deputetëve për Qeverinë deputetët e opozitës kanë të drejtë të parashtrojnë pyetje dyfish më tepër se shumica parlamentare. Deputetët e opozitës marrin pjesë në të gjithë takimet koordinatave dhe takimet e Kryetarëve në të cilat merren vesh për dinamikën e punës së Kuvendit dhe miratohen vendime për funksionimin e tij.  

Me miratimin e Ligjit për Kuvendin, në mënyrë plotësuese u përforcuan të drejtat dhe obligimet e të gjithë deputetëve. Pikërisht me këtë ligj u përforcua funksioni mbikëqyrës i Parlamentit mbi pushtetin ekzekutiv, u arrit mundësia që çdo komision i kuvendit të mund të organizojë debat mbikëqyrës për temë konkrete, përkatësisht për zbatimin e ligjit të caktuar. 

Të gjithë këto edhe shumë masa dhe praktika tjera janë futur dhe pikërisht janë në drejtim të pranimit të nevojës për ekzistimin e opozitës dhe ekzistimit balancës ndërmjet opozitës dhe shumicës. Megjithatë, siç përmendua nuk mjafton vetëm që të kemi opozitë, asnjëherë nuk mjaftojnë as kushtet mirë të vendosura dhe të balancuara për funksionimin dhe veprimin e saj, nevojitet edhe përgjegjësi dhe pjekuri politike.  Nevojitet aftësi e opozitës që të ofrojë alternativa politike përmes zhvillimit të programeve personale dhe propozimit të zgjidhjeve alternative për vendimet e Qeverisë dhe përfaqësuesve të shumicës.  Nevojitet që vazhdimisht t'i promovojë interesat e votuesve të tyre dhe të angazhohet aktivisht për stabilitetin, legjitimitetin, përgjegjësinë dhe transparencën e procesit politik.  Në shoqërinë demokratike, opozita duhet të paraqesë mundësi për ndryshime politike që përmes mjeteve demokratike dhe në mënyrë aktive të japë kontribut në pluralizmin politik. 

Ju faleminderit për vëmendjen. 
Click