Aktivitetet

E martë, 3 mars 2015 

Fjalimi i kryetarit Veljanoski në akademinë solemne me rastin e shënimit të 70 vjetorit të Kuvendit të parë kishtar-popullor 

I nderuar Kryepeshkop i Kishës ortodokse maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit, h.t.  Stefan, 
Të nderuar dinjitarë tanë kishtarë, 
Të nderuar ekselencë, 
Të nderuar mysafirë, 
Zonja dhe zotërinj, 

Më lejoni që në fillim të falënderohem sinqerisht për prezencën tuaj, me çka mund që në mënyrë më dinjitoze ta shënojmë këtë jubile të rëndësishme kishtare, por, gjithsesi edhe shtetërore. 

Ngjarjet si kjo na mundësojnë të bashkohemi duke përkujtuar vetëmohimin e lartë të pararendësve tanë. 

Heronjtë tanë kombëtar, duke e mësuar kombin në fe, njëkohësisht e ndërtonin edhe shtetin. 

Rëndësia e festave për një popull përbëhet në freskimin e kujtesës kombëtare. 

Duke i respektuar ato të cilat janë flijuar në mënyrë vetëmohuese, vendosim standarde në pajtim me të cilat dikush tjetër do ta vlerësojë angazhimin dhe përkushtimin tonë. 

Maqedonia nuk ka kuptim pa Kishën maqedonase, ashtu siç nuk mund të ekzistojë Kisha maqedonase pa shtetin maqedonas. 

Ashtu ka qenë!     
Ashtu është! 
Ashtu edhe do të jetë! 

Maqedonia dhe Kisha ortodokse maqedonase mund dhe do të arrijnë sukses vetëm si dy pjesë që krijojnë një tërësi të harmonishme - duke u kujdesur për njëri tjetrin.  
Të dashur miq, 

Para 70 vitesh, u mbajt Kuvendi i parë maqedonas kishtar-popullor. 

Para 70 vitesh, për herë të parë, delegatë dhe përfaqësues të popullit maqedonas nga të gjithë vendet e Maqedonisë së lirë e shprehën gatishmërinë e tyre për krijimin e Kishës ortodokse maqedonase përmes përtëritjes së Kryepeshkopatës së Ohrit.  

Në Kuvendin u përcaktua dëshira shekullore e popullit maqedonas për themelimin e kishës së pavarur maqedonase e cila nuk do t'i nënshtrohet asnjë kishe nacionale. 

Në këtë mbledhje u miratua vendimi historik që Kisha ortodokse maqedonase të ketë peshkopë të saj maqedonas dhe kler të saj maqedonas. 

Në këtë mënyrë dhe assesi më ndryshe, u afirmua dhe u vërtetua veçantia dhe vetëqenia e popullit maqedonas dhe shtetit të cilin e krijoi ai. 

Me këtë mbledhje, për herë të parë, drejtpërdrejt i rezistoi okupacionit kishtar popullor.   

U korr një fitore e madhe edhe kundër një pjese të propagandave të huaja që shekuj me radhë e ndanin indin kombëtar maqedonas. 

Maqedonia e shënoi fillimin e një fitore të vërtetë kombëtare! 

Bota mësoi se këtu ekzistojnë njerëz të cilët duke i marrë punët në duar të tyre, në mënyrë të vendosur hyjnë në betejë për përtëritjen e kishës së shenjtë të tyre. 

U ishte ngushtuar hapësira e bashkëpunëtorëve të huaj. 

Kisha jonë e shenjtë maqedonase filloi të lind nga hiri. 

Kujtimet për këto beteja vlejnë njëjtë edhe sot kur shohim se sfidat assesi nuk pushojnë. 

Maqedonia, njëjtë si para 70 viteve, ballafaqohet me problemet e njëjta. 

Megjithatë, kujtesa popullore është këtu për të na përkujtuar se uniteti është baza e çdo fitoreje. 

Të nderuar zonja dhe zotërinj, 

Nëpër gjithë historinë maqedonase, kisha jonë e shenjtë është shtylla në të cilën mbështetemi. 

Që në periudhën otomane, Kisha maqedonase është qendra nacionale në të cilën populli ynë arsimohet dhe organizohet; bashkohet, mbështetet dhe ngushëllohet. 

Gjithashtu edhe suksesi ynë më i madh nacional - kryengritja e Ilindenit fillon me tingëllimin e kambanave kishtare dhe me angazhimin e plotë të popullit tonë fetar maqedonas. 

Megjithatë, kundruall kësaj - fatkeqësisht historia jonë nacionale shënon edhe periudha kur pushtetet civile kanë qëndrim pozitiv ndaj fesë dhe kishës. 

Në periudhën pas përfundimit të Luftës së dytë botërore, në këto hapësira filloi të bëhet rregullimi civil që ndalonte kishën si institucion, religjionin si mësim, lutjen si burim i shpresës. 

Edhe në këtë kohë, Kisha maqedonase e merr rolin e rojtarit dhe edukatorit. 
Në këto kohëra antifetare, Kisha maqedonase, si gjithmonë në histori, i reziston të gjithë sprovat, duke qëndruar në lartësinë e detyrës së saj. 

Të dashur miq, 

Historia na mëson se pas qëndrimit mohues ndaj kishës ortodokse maqedonase, qëndron një motiv më i thellë politik. 

Sot, megjithëse jetojmë në një shoqëri të lirë, demokratike dhe sekulare, nuk guxojmë ta anashkalojmë rolin të cilin Kisha e luan në ngritjen morale dhe shpirtërore të një populli. 

Ndërsa nëpër kohërat e errëta historike kisha ishte ajo që e jepte mbështetjen e nevojshme në luftë për krijimin e shtetit të Maqedonisë, sot, shteti ka për detyrë të ndihmojë në pastrimin dhe zgjidhjen e padrejtësive me të cilën ballafaqohet kisha jonë e shenjtë. 

Sot, për të cilën të gjithë jemi dëshmitarë, historia përsëritet. 

Kisha ortodokse maqedonase përsëri mohohet dhe nuk pranohet. 

Sot, politika maqedonase ka për detyrë të marrë guximin dhe ta ofrojë gjithë ndihmën e vet në zgjidhjen e këtij kontesti shumëvjeçar.  

Zonja dhe zotërinj, 

Në Republikën e Maqedonisë shekuj me radhë jetojnë dhe bashkëpunojnë njerëz që u përkasin feve dhe kombeve të ndryshme, të cilët si qytetarë të lirë kanë hapësirë në tërësi t'i kultivojnë kulturën dhe botëkuptimet e tyre.  

Kisha ortodokse maqedonase ka qenë dhe vazhdon të jetë si një nga iniciatorët për ndërtimin e urave të reja ndërmjet të gjitha komuniteteve fetare dhe kombëtare në atdheun tonë.  

Duke organizuar konferenca për zhvillim të dialogut ndërfetar dhe duke ndërmarrë aktivitete tjera, kisha jonë, vazhdimisht ndihmon në përafrimin e diversiteteve dhe në ndërtimin e një shoqërie gjithnjë më të harmonishme. 

Në Republikën e Maqedonisë, qytetarët, megjithëse u luten zotave të ndryshme, megjithëse mësojnë nga libra të ndryshme fetare, prapëseprapë të gjithë jetojnë në paqe, harmoni dhe mirëkuptim.   

Detyra jonë si politikanë, por edhe e komuniteteve fetare është që të vazhdojmë ende më shumë ta afirmojmë atë frymë fisnike të mirëkuptimit dhe të dashurisë ndërmjet të gjithë qytetarëve në atdheun tonë. 

Edhe pse kompoziti fetar i Maqedonisë është heterogjen, prapëseprapë ekziston një faktor unifikues i cili nuk guxon të harrohet - e ky është paqja dhe bashkëpunimi.  

Si qytetarë të ndërgjegjshëm, por edhe si fetarë të mirë nuk guxojmë të lejojmë që këto dy principe të neglizhohen. 

Prapëseprapë, për fat të keq, jemi dëshmitarë se në botë ekzistojnë fuqi që i shkelin këto principe. 

Jemi dëshmitarë të një mostolerance dhe animoziteti gjithnjë më të madh fetar. 

Jemi dëshmitarë të një ndarjeje dhe radikalizmi gjithnjë më të madh të grupeve që definohen me religjione ose nëngrupe të ndryshme fetare.

Maqedonia doemos duhet të përjashtohet nga këto procese. 

Qytetarët e Maqedonisë dinë t'u rezistojnë këtyre sprovave radikale që shkaktojnë vetëm indinjatë dhe revolt, ndërsa sjellin kaos dhe lot. 

Para do kohe, bota ishte e tronditur nga ngjarjet e padëshirueshme në Paris, kur një grup terroristësh radikalë e sulmuan selinë e gazetës satirike. 

Maqedonia me vite arriti të qëndrojë imune ndaj incidenteve të tilla. 

Maqedonia doemos duhet të vazhdojë t'i kultivojë diversitetet, ta kultivojë dialogun dhe në asnjë çast të mos lë hapësirë për zgjerimin e urrejtjes ndërfetare. 

Toleranca nuk guxon të kuptohet si dobësi dhe si lëshim ose humbje të personales. 

Toleranca nuk është gjë tjetër përpos respektimit të unitetit. 

Gara kulturore nuk duhet të shkojë në shkallën imponimit të simes mbi të saten, por si plotësim i të sonës!  

Mirëkuptimi reciprok në diversitetin tonë është ajo që na bën të veçantë! 

Të nderuar të pranishëm, 

Të ballafaquar me sfidat dhe ndikimet që vijnë nga jashtë, me mënyrën e shpejtë të jetës dhe me përditshmërinë e stuhishme, Kisha ortodokse maqedonase, ka obligim të qartë që të vazhdojë ta ruajë fuqishëm dhe ta ngrejë moralin kombëtar. 

Ajo edhe sot shërben si ngushëllim dhe burim i shpresës së milionë fetarëve ortodoksë. 

Kisha ortodokse maqedonase dhe shërbyesit e devotshëm të perëndisë në tempujt e tyre, duke u nisur nga të vërtetat tradicionale ofrojnë përgjigje për çështjet aktuale për modalitetet e vërteta të jetesës dhe vlerat që duhet të kultivohen, në një kohë kur sprovat janë gjithnjë më të mëdha. 

Kisha ortodokse maqedonase, doemos duhet që edhe më tutje të mbetet e përkushtuar në këtë detyrë, gjegjësisht në ndërtimin e një të ardhme të ndritshme dhe harmonike të shtetit tonë. 

Jetojmë në një kohë në të cilën dukuritë dekadente nuk mund të mënjanohen plotësisht. 

Familja tradicionale është nën kërcënim gjithnjë më të madh nga derivatet kundërfetare dhe kundërmorale.   

Kisha ortodokse maqedonase doemos duhet ta luajë rolin e një pende të fortë të papërshkueshme morale e cila do t'i mbrojë traditat dhe vlerat në një kohë kur përditë dëmtohen. 

Të dashur miq, 

Para 70 vitesh, në prezencë të mbi 300 delegatëve, klerikëve, përfaqësuesve të pushtetit popullor dhe të Fronit popullor, për herë të parë është paraqitur në mënyrë autentike disponimi i popullit maqedonas nga të gjitha krahinat e Maqedonisë së lirë për krijimin e Kishës ortodokse maqedonase përmes përtëritjes së Kryepeshkopatës së Ohrit. 

Sot, kur kisha jonë e shenjtë vepron aktivisht në të gjitha fushat, më mbetet vetëm të dëshiroj me gjithë zemër çdo të mirë. 

Dëshiroj që Zoti të gjithëve të na japë fuqi dhe urtësi për t'u ballafaquar me sfidat për të mirën e kishës sonë të shenjtë. 

Populli ynë dhe atdheu ynë - Republika e Maqedonisë. 

Qoftë i përjetshëm kujtimi për kuvendin e parë popullor kishtar. 

Qoftë e përjetshme dhe e bekuar kisha jonë e shenjtë. 

Qoftë i përjetshëm atdheu ynë, Republika e Maqedonisë. 

Ju faleminderit. 

Click