Aktivitetet

E diell, 6 korrik 2014 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË FESTIVALIN E 53-TË  BALLKANIK TË VALLEVE DHE KËNGËVE POPULLORE 

Të nderuar deputetë, 
I nderuar kryetar i komunës së Ohrit, 
Shkëlqesi, 
Zonja dhe zotërinj, 
Të nderuar pjesëmarrës në festival, 
Të nderuar miq,

Kënaqësia për të qenë pjesë e këtij manifestimi bëhet gjithnjë më e madhe. Aq më e madhe, duke e pasur parasysh  rëndësinë e tij, mirënjohjen që i jepet dhe vëmendjen që i kushtohet.  

Na bën të ndjehemi krenar fakti që Festivali ballkanik i valleve dhe këngëve popullore, si manifestim më i vjetër folklorik në Ballkan, ka parësinë brenda dhe jashtë Maqedonisë.

Në fillimin e festivalit të 53-të, më lejoni, para së gjithash, ta falënderoj organizuesin e manifestimit - Institucioni nacional Qendra e kulturës "Grigor Përliçev", i cili me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, përmes këtij festivali të këngëve dhe valleve popullore, i promovon vlerat kulturore maqedonase dhe e prezanton folklorin maqedonas, por, njëkohësisht, e promovon dhe e dëshmon mikpritjen dhe transparencën maqedonase ndaj të gjithëve që i kultivojnë këto vlera të përhershme.

Nevojitet që si shtet, por edhe si individë, të angazhohemi vazhdimisht për ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e traditës dhe karakteristikave kulturore, që vërtetojnë se jemi pjesë e kulturës evropiane dhe pjesë e trashëgimisë së plotë civilizuese dhe kulturore.

Populli maqedonas, pa marrë parasysh rrethanat, gjithmonë ka arritur t' ruajë karakteristikat më të vlefshme dhe t'ua përcjellë brezave të ardhshëm. Ka arritur në mënyrë më dinjitoze t'i përgjigjet amanetit të pararendësve, ta ruajë identitetin kombëtar dhe kulturor.

Duke e ruajtur identitetin kombëtar dhe kulturor, duke e kultivuar dhe duke ua përcjellë gjeneratave të ardhshëm, populli maqedonas gjithmonë i ka vlerësuar dhe respektuar këto vlera te çdokush, te fqinjët dhe te popujt tjerë. Populli Maqedonas gjithmonë i ka respektuar dhe i ka pranuar tiparet e ndryshme kulturore, duke i parë ato si pasuri civilizuese.

Pikërisht vallja dhe kënga popullore, si pjesë e folklorit dhe si pjesë e krijimtarisë shpirtërore të një populli, janë subjekt i rëndësishëm i identitetit kombëtar dhe kulturor të çdo populli, imunë ndaj kohës, kufijve shtetërore ngjarjeve politike ditore.

Të nderuar të pranishëm,

Dëshiroj t'i përshëndes të gjithë pjesëmarrësit, por para së gjithash mysafirët të cilët këtë vit kanë ardhur nga Turqia, Bulgaria, Kroacia, Austria, Mali i Zi, Polonia, Sllovenia, Greqia dhe Serbia, të gjithëve u dëshiroj shfaqje të suksesshme, shoqërim, miqësi të reja dhe kujtime të bukura që do t'i përcillni në vendin tuaj nga Ohri dhe Republika e Maqedonisë.

Me atë, të nderuar, më lejoni që  ta shpall si të hapur Festivalin e 53-të ballkanik të këngëve dhe valleve popullore.

Ju faleminderit. 

Click