Aktivitetet

E martë, 25 gusht 2015 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KËSHILLIN E AMBASADORËVE NË MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME 

Sot, në kuadër të Këshillit të rregullt vjetor të ambasadorëve - Mbledhje pune me shefat e përfaqësive diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë, që mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme, fjalim të tyre mbajtën kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trajko Veljanoski. 

Në këtë rast, kryetari Veljanoski u përqendrua në gjendjet aktuale në Republikën e Maqedonisë.  Ai potencoi që prioriteti dhe përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe NATO, si qëllim pas të cilit qëndrojnë të gjithë subjektet politike, sektori joqeveritar dhe pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë. 

Gjithashtu, theks të veçantë u vendos në diplomacinë parlamentare, për të cilën theksoi se është me rëndësi të madhe për realizimin e përcaktimeve strategjike dhe interesave të tokës sonë. 

Në fjalimin e tij, kryetari i Kuvendit i kushtoi vëmendje edhe zhvillimit dhe thellimit të bashkëpunimit me vendet nga fqinjësia dhe nga rajoni. 

Në fund të fjalimit të tij, kryetari Veljanoski u dëshiroi punë të suksesshme të pranishmëve dhe theksoi se ato e përshkojnë rrugën për bashkëpunim të mëtutjeshëm, duke ndërtuar urë ndërmjet ideve dhe realizimit në veprimin diplomatik. 

Click