Aktivitetet

E hënë, 20 prill 2015, Romë 

Fjalimi i kryetarit Veljanoski në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve nga BE-ja me temë: "Evropa pas krizës: rrugë të reja të rritjes" 

Kolegë të nderuar, 
Zonja dhe zotërinj,
Shkëlqesi, 

Botën e përfshiu një krizë e madhe ekonomike, pas përfundimit të kësaj krize filloi kriza debitore evropiane. Me qëllim që të neutralizohen ose në instancë më të vogël të zvogëlohen pasojat negative nga kriza mbi jetën e qytetarëve dhe shoqërinë e plotë, Republika e Maqedonisë realizoi katër pako të masave të antikrizës. Si askund në Evropë u mundësua fitimi që të tatimohet nëse është ndarë në dividendë dhe u zvogëluan kontributet dhe doganat sociale. Me masat e kundërkrizës u fut edhe pezullimi i detyrimeve në bazë të kontributeve për sigurim shëndetësor, lirimi i tatimimit të kamatave, prolongimi i pagesës së borxhit tatimor, riprogramimi i borxhit në 36 muaj, tatimimi i bujqve për 80%, programi investues me të cilin janë paraparë numër i madh i projekteve infrastrukturore, si dhe masa për lehtësimin e eksportit të mallrave. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë u përfshi në mënyrë aktive në procesin e ndryshimit dhe plotësimit të rregullativës ligjore të nevojshme për zbatimin e të gjitha këtyre masave. 

Të nderuar, 

Republika e Maqedonisë në vazhdimësi mban stabilitet makroekonomik me shkallë të ulët të inflacionit, financa të balancuara publike, me nivel të qëndrueshëm të deficitit buxhetor dhe borxh publik mesatar. 
Shteti ynë suksesshëm ballafaqohet me sfidat që dolën nga kriza financiare globale.  Në kushte të krizës, Republika e Maqedonisë arriti të mundësojë mbajtje të rritjes pozitive dhe rritje të punësimit. Si rezultat i kësaj, papunësia u zvogëlua nga 37% në vitin 2004 në 27% në vitin 2014. Rritje e tillë u mundësua përmes politikës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për mbështetje të ekonomisë përmes projekteve infrastrukturore kapitale dhe tërheqjes së investimeve të drejtpërdrejta të huaja. 

Vitin e kaluar filloi ndërtimi i autostradës me gjatësi prej 104 km. Ndërtimi i tre autostradave është sfidë e madhe e cila bëri të angazhohen mbi 1000 punëtorë. Ndërtimi i rrugëve do të vazhdojë edhe këtë vit. Përveç autostradave, do të ndërtohen edhe pesë rrugë rajonale dhe një rrugë eksprese me gjatësi prej 83,4 km, si dhe shtatëdhjetë rrugë lokale me gjatësi të përgjithshme prej 125 km. Përveç rrugëve, në pjesën e infrastrukturës në Republikën e Maqedonisë në vijim e sipër është ndërtimi i hekurudhave drejt Bulgarisë dhe Shqipërisë, rikonstruktimi i hekurudhave në vend, ndërsa investohet edhe në shkolla, spitale, objekte energjetike, zona industriale. 

Gjithashtu, në vijim e sipër është ndërtimi i infrastrukturës së gazit. Sipas planeve të parapara, gazifikimi i qyteteve në shtetin duhet të fillojë vitin e ardhshëm, e deri në vitin 2022 Maqedonia duhet të ketë rrjet plotësisht të ndërtuar të gazsjellësit. Në këto korniza do të vazhdojë politika e rritjes së investimeve kapitale për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore. Këto projekte në afat të shkurtër e lëvizin ndërtimtarinë, e cila u bë gjenerator kryesor i rritjes së prodhimit bruto vendor, si dhe mbi 20 dega industriale që janë lidhur me aktivitetin ndërtimor. Në afat të gjatë, investimet në rrugë, hekurudha, objekte energjetike dhe objekte tjera të ngjashme janë të rëndësishme për përmirësimin e konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë.  Përveç projekteve infrastrukturore kapitale, e rëndësishme për rritjen ekonomike është edhe tërheqja e kompanive të huaja që do të investojnë në shtetin tonë. Për atë qëllim, filloi projekti për promovim të vazhdueshëm të Republikës së Maqedonisë si biznes destinacion. U formua ekipi Makedonija me të cilin realizohen vazhdimisht forume, me ç'rast janë vizituar më shumë qytete në më shumë shtete. Janë caktuar edhe 30 promotorë në 21 vende me qëllim të prezantimit të klimës së biznesit në Republikën e Maqedonisë e cila ofron shumë përparësi për firmat e huaja që dëshirojnë ta zgjerojnë biznesin e tyre. Gjithashtu, janë themeluar zona zhvillimore teknologjike - industriale në më shumë lokacione nëpër Maqedoni në të cilat për investuesit e huaj që dëshirojnë të investojnë ofrohen pako më atraktivë të masave në Evropë.  Përpjekjet për tërheqjen e investimeve të huaja dhe kushteve për bërje biznes që ofrohen në shtetin tonë dhanë rezultat. Në Republikën e Maqedonisë punojnë numër i madh i firmave të huaja me renome. 

Shtysë kryesore e reformave në të gjitha sferat që implementohen në Republikën e Maqedonisë gjithsesi është aderimi në BE. Në Raportin e fundit të Komisionit Evropian për progresin e vendit është konstatuar se Republika e Maqedonisë ka progres të vazhdueshëm në fushën e ekonomisë. Republika e Maqedonisë deri më tani realizoi mjaft projekte dhe aktivitete zhvillimore, ndërsa edhe në të ardhmen do të punohet në nxitjen e konkurrencës, njëkohësisht për të mundësuar edhe kushte më të mira për bizneset lokale, si dhe krijim të më shumë vendeve të punës. Qëllimi kryesor i të gjitha reformave është që sa më shumë qytetarë të Republikës së Maqedonisë t'i shfrytëzojnë përfitimet e rritjes së qëndrueshme. 

Ju faleminderit për vëmendjen. 

Click