Aktivitetet

E premte, 28 shkurt 2014

FJALIMI I NËNKRYETARES JAKIMOVSKA NË HAPJEN E MEMORIALIT  TË MAVROVËS

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,

I nderuar kryetar i komunës së Mavrovës dhe Rostushes,

Të nderuar veteranë të sportit të skive,

garues, 
punëtorë sportivë dhe adhurues të sportit,

Kam nder dhe kënaqësi të jem këtu, në fillim të  Memorialit të 51 të Mavrovës dhe bashkë të kontribuojmë në vazhdimin e traditës afatgjate të këtij manifestimi sportiv, e cila vite me radhë shënon suksese dhe mirënjohje të rëndësishme.

Kënaqësia është aq më e madhe duke pasur parasysh se pikërisht Memoriali i Mavrovës është një nga kupat më të rëndësishëm, të këtij lloji, në Evropë, me kontribut të veçantë për promovimin dhe afirmimin e Republikës së Maqedonisë.

Më gëzon fakti që në shenjë të garave mirë të organizuara të deritanishme, nga kupi ballkanik-rajonal, Memoriali i Mavrovës u shndërrua në kup kontinental-evropian me mirënjohje nga Federata internacionale e skive (FIS) me ç'rast kupi ynë bën pjesë në një kategorinë e më të rëndësishmëve në Evropë.

Për së 51-tën herë realizohen dëshirat dhe ëndrrat e gjeneratave nga viti 1957, të cilët e organizuan memorialin e parë - garë në sportin nordik të skive.

Të nderuar,

Gara mbahet në nder të viktimave 38 ndërtues të elektrosistemit hidrocentrali i Mavrovës dhe 14 kufitarë të guximshëm që ishin viktimë e një orteku dëbore në vitin 1956, të cilët janë strumbullar i vërtetë që e zbukuron ditën e sotme.   Sot u kushtojmë respekt dhe i përkujtojmë të gjithë ato. 

I përkujtojmë ndërtuesit e rij nga aksioni "Mavrovë - 48" të cilët me vullnet dhe dëshirë të sinqertë, siç do të thonë, pa makina të mjaftueshme, e ndërtuan ardhmërinë e vendit tonë, ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme.

Vizioni dhe entuziazmi i ndërtuesve të rinj shndërrohet në qëllim dhe synim për çdonjërin prej neve, sot, akoma më të angazhuar të punojmë dhe të ndërtojmë për gjeneratat e ardhshme.

Tradita kalon dorë më dorë me angazhim të sinqertë dhe të përkushtuar, me vullnet dhe përpjeke të fuqishme.  Të gjitha këto parametra pa dyshim i lidh memoriali i Mavrovës.  Që këtu, me të vërtetë kam kënaqësinë që në periudhat e kaluara janë bërë përpjekje të mëdha që ky Memorial të bëhet një prej garave më mirë të organizuar jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë, përpjekje që të gjendemi ndërmjet elitës evropiane dhe botërore të garave. 

E them këtë, veçanërisht për shkak faktit që sporti nuk është i kufizuar në një sferë ose në një gjeneratë, përkundrazi, suksesi i individit, suksesi i ekipit shënojnë sukses dhe afirmim për shtetin, nxitje për vetëavancim dhe angazhim të mëtutjeshëm.  Sportistët çdo ditë na përkujtojnë se pas çdo sportisti qëndrojnë orë trajnimi, familje e përkushtuar, besim nga trajneri, investime nga të përgjegjshmit, të cilat janë në drejtim të promovimit të shtetit, e që japin shembull që ia vlen të praktikohet. 
 
 Të udhëhequr nga ky mendim, Republika e Maqedonisë, përmes Agjencisë për të rinj dhe sport, Komiteti olimpik dhe Federata e skive miratoi Strategji dhe Program për zhvillimin e sportit 2013-2017, me qëllim që t'i motivojë sportistët e tyre ndaj fitores, sepse fitorja e sportistit do të thotë se sportisti është i përgatitur të punoj më shumë, të përkushtohet më shumë dhe të investojë më shumë mund se të tjerët në terren.  
 
Në një kohë plot me dinamikë të gjithë duhet së paku për një çast të fokusohemi në sportin, për kënaqësi personale dhe rekreative, por edhe t'u japim mirënjohje ma të mirëve, të punojmë për to që vijnë në skenën sportive, të jenë me numër sa më të madh dhe më të suksesshëm. 
 
Në botë ka njerëz që besojnë dhe njerëz që dyshojnë në sportistët, këtyre të dytëve do t'u rekomandoja se asnjëherë nuk duhet të dyshojnë në vrullin e kampionëve.
 
Të gjithë pjesëmarrësve dhe mysafirëve në Mavrovë u dëshiroj qëndrim të këndshëm sportiv dhe përshtypje të bukura nga Memoriali i Mavrovës.
 
Më lejoni ta shpall memorialin e 51 Të Mavrovës si të hapur.
 
Ju faleminderit. 

Click