Aktivitetet

E hënë, 21 shtator 2015 

GARDA NACIONALE E VERMONTIT DHE ARM-JA ME PARTNERITET 20 VJEÇAR ME RËNDËSI HISTORIKE 

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, u takua me Delegacionin nga Shtetet e Bashkuara Amerikane, të udhëhequr nga komandanti i Gardës Nacionale, majori i përgjithshëm Steven A. Grej. 

Takimin e hapi kryetari i Komisionit, z. Emil Dimitriev, duke shprehur falënderim për vizitën dhe mbështetjen të cilën vendi ynë e merr nga SHBA-ja në rrugën e eurointegrimeve. Njëkohësisht, theksoi se Republika e Maqedonisë i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE dhe NATO, por për shkak të vetos greke, ende nuk është pjesë e këtyre institucioneve kryesore. Anëtarësimi do të jetë i dobishëm jo vetëm për ne, por edhe për rajonin dhe botën në përgjithësi dhe kjo mbetet alternativë e vetme për vendin. 

Në vazhdim, z. Dimitriev potencoi marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet të dyja vendeve dhe partneritetin strategjik, njëkohësisht duke potencuar se SHBA-ja është partner serioz dhe kredibil i Republikës së Maqedonisë. Ai shtoi se Garda Nacionale e Vermontit dhe Armata e Republikës së Maqedonisë kanë bashkëpunim jo vetëm në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë, por edhe në më shumë sfera tjera, si shëndetësia, arsimi, socialja. 

Majori i përgjithshëm Grej theksoi se Garda e tyre shënon 20 vjet partneritet me Republikën e Maqedonisë, gjë që është me rëndësi historike, sepse ky është rast vetëm me dy-tre shtete. Njëkohësisht, theksoi se që nga fillimi SHBA-ja është fokusuar që vendi ynë të bëhet anëtare e NATO-s dhe ende mbetet e përkushtuar në këtë çështje, duke treguar transparencë për ndihmën dhe mbështetjen. 

Gjithashtu, majori i përgjithshëm theksoi se është i impresionua nga ushtarët e Maqedonisë, nga entuziazmi, profesionalizmi dhe synimi i tyre për të qenë më të mirë, njëkohësisht duke potencuar se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO nuk ka kurrfarë lidhjeje me aftësinë e tyre, por është pasojë e situatës politike. 

Mysafirët u informuan se në vendin tonë ekziston edhe konsensus civil dhe politik për anëtarësim në BE dhe NATO dhe se të gjitha misionet e ARM-së dhe në Afganistan dhe në Irak, gjithmonë kanë qenë të njëzëshëm në Parlament, pa dallim se kush ka qenë në pushtet ose opozitë, pa dallim nëse bëhet fjalë për parti maqedonase ose shqiptare, parti të madhe ose të vogël. 

Të dyja palët u pajtuan se bashkëpunimi i ndërsjellë doemos duhet të vazhdojë të avancohet dhe thellohet, ndërsa kjo vizitë do të rezultojë me marrëveshje të reja ndërmjet të dyja armatave.  

Click