Aktivitetet

E enjte, 9 korrik 2015

Gjorçev në AP-në e OSBE-së: Ne nuk jemi FYROM, por Republika e Maqedonisë!

Me miratimin e „Deklaratës së Helsinkit”, sot në kryeqytetin e Republikës së Finlandës, përfundoi Sesioni Vjetor i 24-t i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së), ku mori pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: z. Vlladimir Gjorçev dhe z. Bekim Fazliu. 

Në Deklaratën përmbahet një spektër i gjerë i rekomandimeve për çështjet nga fusha e ekonomisë, mjedisit jetësor dhe të drejtave të njeriut, që bëhen për OSBE-në dhe qeveritë e vendeve pjesëmarrëse. 

Në kornizat e sesionit vjetor, kryetar i AP-së së OSBE-së përsëri unanimisht u zgjodh Illka Kanerva, deputet nga Finlanda. U zgjodhën edhe katër nënkryetarë dhe sekretari i ri i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare, si dhe kryetarët, nënkryetarët dhe referuesit e tri komisioneve të përgjithshme.

Në debatin e përgjithshëm të sesionit morën pjesë pesëdhjetë anëtarë të AP-së së OSBE-së, në mesin e të cilëve edhe deputeti Vlladimir Gjorçev. 

Në fjalimin e tij, ai u përqendrua në problemin që Republika e Greqisë e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Duke përkujtuar se bisedimet për këtë çështje zgjasin më tepër se 20 vjet, ai vlerësoi se është absurde që në tërë këtë periudhë, anëtarësimi i Maqedonisë në BE-së dhe NATO është bllokuar nga Greqia. 

Deputeti Gjorçev theksoi se emri i shtetit tonë është Republika e Maqedonisë, e jo FYROM dhe apeloi në AP-në e OSBE-së të shfrytëzohet emri kushtetues, për çka mori duartrokitje nga deputetët e pranishëm. 

Ai u përqendrua edhe në problemin me emigrantët, me të cilin ballafaqohen një numër i madh vendesh në OSBE-në dhe informoi për Ligjin për azil, që paradokohe e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Ai bëri thirrje në aksion të gjerë ndërkombëtar dhe përgjigje të përbashkët të vendeve pjesëmarrëse, me qëllim të ballafaqimit të shpejtë dhe përkatës me këtë problem.

Në kornizat e Sesionit Vjetor të 24-t të AP-së së OSBE-së, anëtarët e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizuan kontakte dhe takime të shumta me deputetët e shteteve tjera, në mesin e të cilëve me kryetarin e AP-së së OSBE-së, Illka Kanerva dhe shefin dhe anëtarët e Delegacionit të SHBA-së: senatori Roxher Viker dhe kongresmenët: Kristofer Smith dhe Robert Aderholt.

Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e përbëjnë 323 parlamentarë nga 57 vende të Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikës Veriore. Kuvendi siguron kuorum për diplomacinë parlamentare, mbikëqyrjen e zgjedhjeve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për përmbushjen e angazhimeve në lidhje me çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor. 

Click