Aktivitetet

E enjte, 12 shkurt 2015 

I rëndësishëm është roli i grupeve parlamentare për bashkëpunim në përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve 

Kryetari i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Serbisë, z. Emil Dimitriev, u takua me znj. Maja Gojkoviq, kryetare e Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Serbisë. 

Në takimin morën pjesë edhe anëtarët e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Serbisë: znj. Liljana Kuzmanovska, z.  Ivan Ivanov, z.  Ivan Stoilkoviq dhe z. Musa Ibraimi. 

Në fjalimin e tij përshëndetës, kryetari Dmitriev theksoi se bashkëpunimi ndërmjet të dyja vendeve është në nivel të lartë, kontaktet në nivel qeveritar janë zhvilluar në të gjitha fushat, ndërsa në nivel të Grupit parlamentar për bashkëpunim ka hapësirë për bashkëpunim më të madh ndërmjet të dyja grupeve. 

Ai shprehu kënaqësi që Republika e Serbisë mori status të vendit-kandidat për anëtarësim në BE. 

Kryetarja e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, znj. Maja Gojkoviq, shprehu kënaqësi nga takimi dhe theksoi se i vjen mirë që u përkujtua për t'i nxitur takimet.

Ajo e ftoi Grupin parlamentar që të jetë mysafir në Kuvendin Popullor në takim me kolegët e vet për tema që do t'i iniciojnë në ato mbledhje për bashkëpunim të përbashkët.

Gjithashtu, ajo shtoi se grupet parlamentare për bashkëpunim fitojnë rëndësi të madhe, parlamentarët realizojnë takime të shpeshta dhe këmbejnë përvoja reciproke.

Kryetari Dimitriev konkludoi se ka shumë fusha në të cilat mund të bashkëpunohet në interes të përbashkët.  

Click