Aktivitetet

E mërkurë, 20 maj 2015 

IEQ - urë e strategjive makrorajonale dhe strategjive të ndryshme 

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mbahet mbledhje e Komitetit Parlamentar të Dimensionit Parlamentar të Iniciativës së Evropës Qendrore (PD IQE), me temë "Rëndësia e strategjive makrorajonale të BE-së si mundësi për bashkëpunim tejkufitar ndërmjet vendeve anëtare të IEQ.   Roli i Parlamenteve". 

Mbledhjen, si nikoqir, e hapi shefi i Delegacionit të Maqedonisë në DP IEQ, z.  Aleksandar Nikolloski, i cili në emër të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u dëshiroi mirëseardhje të ngrohtë Delegacioneve të Parlamenteve të Austrisë, Italisë, Polonisë, Çekisë, Hungarisë, Serbisë dhe Ukrainës. 

Vijuan fjalime hyrëse të:  z.  Trajko Veljanoski, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; z.  Vlladimir Peshevski, nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i ngarkuar për çështje ekonomike dhe z.  Erik Cernovic, zëvendëssekretar i përgjithshëm i IEQ. 

Fjalim mbajti edhe:  znj. Dragana Kiprijanovska, zëvendësministre e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë dhe z.  Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Nënkryetari Milloshoski, mes tjerash, theksoi se Republika e Maqedonisë i përmbush kriteret dhe duhet që sa më shpejtë t'i bashkëngjitet Strategjisë së rajonit të Adriatikut dhe Jonit, me çka do të japë kontribut të vet dhe do të bëhet partner konstruktiv në rajon.  Gjithashtu, ai potencoi se IEQ do ta arrijë maksimumin kur anëtaret e saj, ndër të cilat edhe Maqedonia, do të bëhen pjesë e BE-së. Një pjesë e mbledhjes, ishin edhe debatet ndërmjet pjesëmarrësve, diskutimet konstruktive me qëllim përforcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve-anëtare të IEQ-së, si urë e strategjive makrorajonale dhe të ndryshme. 

Përndryshe, IEQ është organizata më e vjetër rajonale, e formuar në vitin 1989, në të cilën anëtarë janë 18 vende.  Për Republikën e Maqedonisë, e cila është anëtare e plotfuqishme nga viti 1993 dhe figuron me emrin kushtetues, ky është kryesim i dytë në periudhë prej 13 vitesh. 

Në fund të mbledhjes, u miratua deklarata finale.

Click