Aktivitetet

E shtunë, 1 tetor 2016 

Fjalimi i nënkryetares Renata Deskoska në Sesionin e dytë: Zhvillimi i institucioneve demokratike dhe të drejtat e njeriut në Evropën Juglindore - Roli I OSBE-SË 

OSBE-ja është organizatë rajonale e vendosur në një prej qasjeve gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë e cila e lidh drejtpërdrejt me vlerat demokratike. Politikat për promovimin e demokracisë të OSBE-së janë të gjera dhe ato janë pjesë përbërëse të dialogut për siguri, të bashkëpunimit dhe standardeve të cilat Organizata ka për qëllim t'i promovojë.  

Përmes Marrëveshjes së Helsinkit nga vitet e 90-ta dhe disa dokumenteve të rëndësishme nga fillimi i viteve të 90-ta, OSBE-ja ka ndërtuar një korpus të gjerë në përmasat njerëzore, që i përfshin të gjitha përbërjet themelore të demokracisë, dhe atë menaxhimi i mirë, sundimi i së drejtës, mbikëqyrja parlamentare, standardet dhe procedurat zgjedhore, shoqëria civile, liria e mediave dhe marrëdhëniet civile-ushtarake. 

Në rajonin e Evropës juglindore OSBE-ja dha kontribut të konsiderueshëm në lidhje me arritjen e qëllimit: Evropa pa ndarje, tërësisht në paqe dhe tërësisht e lirë. Përmes misioneve të saj në teren, Komisari i lartë për pakicat nacionale, Përfaqësuesi për liri të mediave, Sekretariati dhe Zyra për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) dhe Asambleja parlamentare, OSBE-ja punoi në mënyrë aktive në mbështetjen e institucioneve demokratike në vendet nga rajoni. Aktivitetet përfshinë dialog të sigurisë, menaxhim me konflikte, standardizim dhe ndjekje të obligimeve në të tre dimensionet: dimensioni politik-ushtarak, ekonomik dhe njerëzor, si dhe ndihma në demokratizimin. 

OSBE-ja u involvua thellësisht edhe në menaxhimin me konfliktin në Ballkan dhe përmes misioneve të saj u fokusua në procesin e ndërtimit të mirëbesimit në ish-rajonet e krizës, në ndërtimin e institucioneve, në sundimin e së drejtës dhe në shoqërinë civile. Me angazhimin e vet në rajon, OSBE-ja e mbuloi pothuajse çdo aspekt të demokratizimit; ndërtimi i kapacitetit dhe menaxhimi i mirë nga ana e organeve nacionale dhe lokale, mbikëqyrja nga ana e parlamentit, sundimi i së drejtës dhe gjyqësia, zhvillimi i partive politike, marrëdhëniet civile-ushtarake, çështjet gjinore, mediat dhe mbështetja e shoqërisë civile. Republika e Maqedonisë në vitet e 90-ta, si vend në transicion u ballafaqua me sfidën që në një afat relativisht të shkurtër të realizojë reforma të thella shoqërore-ekonomike dhe të miratojë ose ndryshojë qindra ligje ndërsa mbështetjen që e marrim nga OSBE-ja dhe institucionet e saj lidhur me zhvillimin dhe forcimin e demokracisë ishin veçanërisht të çmueshme. Të rëndësishme ishin edhe aktivitetet për ndihmë gjatë reformimit të forcave policore në strukturat transparente dhe të përgjegjshme. 

Ne e pranojmë edhe punën e rëndësishme të Asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe ODIHR-së në mbështetjen për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe presim që ato të kenë rol aktiv edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë të caktuar për 11 dhjetor të këtij viti. Asambleja parlamentare e OSBE-së dërgon rregullisht delegacione të saj në zgjedhje të ndryshme në Republikën e Maqedonisë, si pjesë e misioneve ndërkombëtare për vëzhgimin dhe vlerësimin e zgjedhjeve, ndërsa rekomandimet që përmbajnë sugjerime objektive në sferat në të cilat nevojitet përmirësim duhet t'i pranojmë si pasqyrë e mbështetjes për avancim të procesit zgjedhor dhe zhvillimit tonë të përgjithshëm demokratik dhe atyre gjithmonë u kushtojmë vëmendje të madhe. 

Zgjedhjet të cilat, para se gjithash, janë me rëndësi të veçantë për Republikën e Maqedonisë për shkak të krizës politike, juridike dhe institucionale me të cilën ballafaqohemi.  Si një prej mekanizmave të cilat duhet të kontribuojnë për zgjidhjen e krizës institucionale është formimi i PSP-së. Ky organ filloi procedura për vepra penale serioze lidhur me zgjedhjet të bëra nga ana e përfaqësuesve të lartë të pushtetit. Prandaj vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve nga ana e Asamblesë parlamentare e OSBE-së dhe ODIHR-së është me rëndësi të veçantë për ne. 

Pas zgjedhjeve, me rëndësi të veçantë do të jetë mbështetja nga ana e OSBE-së për fillimin e reformave për departizimin e gjyqësisë dhe të institucioneve tjera kontrolluese, për vendosjen e sundimit të së drejtës, si dhe për realizimin e standardeve të OSBE-së për demokraci dhe të drejtat e njeriut. 

Të nderuar kolegë, besoj se e ndani mendimin tim se realizimi i të drejtave të njeriut dhe zhvillimi i demokracisë nënkupton punë të vazhdueshme. Demokratizimi është proces afatgjatë në të cilin megjithatë rol vendimtar kanë faktorët e brendshëm.  OSBE-ja, si dhe organizatat tjera ndërkombëtare, mund t'i arrijnë qëllimet e veta normative vetëm deri në atë shkallë në të cilën ekziston vullnet politik dhe orientim drejt reformave te autoritetet në shtetin e caktuar. 

Organizata e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë si organizatë më e madhe rajonale dhe e sigurisë e cila ka vendosur korpus mbresëlënës të standardeve për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, duke realizuar një gamë të gjerë aktivitetesh lidhur me demokracinë dhe integrimin përmes bashkëpunimit në vendet nga Evropa Juglindore.   

Ju faleminderit.  

Click