Aktivitetet

E mërkurë, 11 qershor 2014 

KINA ËSHTË PËRKRAHËSE E RËNDËSISHME E PROCESEVE ZHVILLIMORE NË BUJQËSINË MAQEDONASE 

Deputetja Sillvana Boneva u takua me delegacionin tetë anëtarësh të Konferencës konsultative politike popullore të provincës Siçuan, Republika popullore e Kinës, të udhëhequr nga nënkryetari i Konferencës, z. Gao Feng. Në takimin ishin të pranishëm edhe deputetët: z. Romeo Trenov dhe znj. Olga Najdenovska. 

Në fjalimin hyrës, znj. Boneva theksoi se nga viti në vit avancohet bashkëpunimi ndërmjet të dyja shteteve dhe falë kësaj e kemi Institutin Konfuci, i cili është hapur në vitin 2013 në kuadër të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi", në partneritet me Universitetin e Financave dhe Ekonomisë në Çengdu, kryeqyteti i provincës Siçuan. 

Shkalla e tillë e zhvillimit të marrëdhënieve politike jep bazë të mirë për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ekonomik. Nga ana jonë ekziston interes i fuqishëm për forma më të larta të bashkëpunimit ekonomik, transferimit dhe teknologjisë dhe paraqitje të përbashkët në tregjet e treta. Në vitet e fundit këmbimi tregtar shënon trend të rritjes së vazhdueshme, ndërsa në të ardhmen dëshirojmë që investimet kineze të dinamizohen dhe rriten, theksoi, ndër të tjerash, znj. Boneva. 

Në këtë rast u shpreh kënaqësi nga puna e ambasadës së Republikës popullore të Kinës në Republikën e Maqedonisë, e cila në vazhdimësi i nxit dhe jep kontribut të madh për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve.  

Gëzon fakti që zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik është në pozicion të lartë në agjendën dhe te ambasadori i ri z. Ven Xhenshun dhe pritet që ajo të rezultojë me rritje të investimeve kineze në Republikën e Maqedonisë, duke e pasur parasysh ekonominë kineze e cila ka rritje ekonomike vjetore mbresëlënëse. 

Të dyja shtetet kanë mundësi edhe për bashkëpunim më të gjerë në sferën e shkencës, arsimit, e veçanërisht në bujqësi. Parlamentet, qeveritë dhe institucionet e të dyja shteteve duhet vazhdimisht të bëjnë përpjekje për krijimin e kornizës së gjerë të marrëveshjeve bilaterale dhe dokumenteve tjera, që krijojnë ambient të volitshëm për bashkëpunim të llojllojshëm. 

Republika e Maqedonisë dhe Republika popullore e Kinës, kanë vendosur marrëdhënie të mira të bashkëpunimit në sferën e bujqësisë, të cilët kanë prirje për avancim, duke marrë parasysh interesin e ndërsjellë ndërmjet të dyja shteteve.  Republika Popullore e Kinës është përkrahëse e rëndësishme e proceseve zhvillimore në sektorin e bujqësisë. 

Nënkryetari i Konferencës konsultative politike popullore të provincës Siçuan, z. Gao Feng, i njoftoi nikoqirët me provincën Saçuan, e cila është pjesë e rëndësishme e Kinës me 90 milionë banorë dhe me sektor të zhvilluar industrial dhe ekonomi të zhvilluar, me bujqësi të zhvilluar, e cila është me rëndësi vitale për popullatën.  

Gjithashtu, në takimin theksoi se Republika e Maqedonisë ka potencial bujqësor i cili duhet të shfrytëzohet dhe produktet bujqësore të plasohen në tregjet e treta. 

Click