Aktivitetet

E enjte, 9 prill 2015 

Komisioni i nëntëmbëdhjetë i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 19-të  të mbajtur më 7 prill 2015, si trup punues amë, shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore (leximi i dytë); 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokës bujqësore (leximi i parë); 
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit (leximi i parë);  
  4. Propozim-ligj për pushimin e vlefshmërisë së Ligjit për komunitetet ujore (leximi i parë). 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm: z. Vanço Kostadinovski, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe z. Zoran Popovski, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. 

Kryesuesi i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave z. Romeo Trenov, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore morën pjesë deputetët: z. Lupço Dimovski, z. Romeo Trenov, z. Nikolla Micevski dhe znj. Olga Najdenovska. Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në diskutimin e vet theksoi se me Ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për siguri të ushqimit bëhet harmonizimi me Rregullativën nr. 1169/2011, bëhet precizimi i dispozitave në lidhje me informatat për ushqim që duhet të sigurohen për konsumatorët e fundit, si dhe përgjegjësinë e operatorëve me ushqim në lidhje me informatat lidhur me përmbajtjen e ushqimit, përkatësisht shënimin e ushqimit. 
Përpunohet problematika në lidhje me pohimet nutritive dhe shëndetësore, pohimet e përgjithshme shëndetësore, si dhe pohimet shëndetësore për zvogëlimin e rrezikut nga sëmundjet dhe pohimet shëndetësore që kanë të bëjnë me rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe shëndetin e tyre, shtesat në ushqim, ushqimin për përdorim të veçantë nutritiv dhe ushqimin e pasur. 

Në lidhje me monitorimin për siguri të ushqimit dhe ushqimit për kafshë, bëhet përcaktimi i detajuar i kërkesës për kryerje të të njëjtit.  Me Propozim-ligjin parashihet formimi i Komitetit për Revizion të Brendshëm të Kontrolleve Zyrtare, e me qëllim të mbikëqyrjes së pavarur të revizionit të brendshëm të kontrolleve zyrtare. 

Gjithashtu rregullohet puna e laboratorive në lidhje me kryerjen e hetimeve laboratorike dhe analizës së ushqimit dhe ushqimit për kafshë, si dhe materialeve dhe lëndëve që vijnë në kontakt me ushqimin. 

Bëhet precizimi plotësues i mënyrës, procedurës dhe intensitetit të kryerjes së kontrolleve zyrtare gjatë importit të ushqimit dhe ushqimit për kafshë dhe sigurohet kornizë juridike për vendosjen e Këshillit Nacional për Siguri të Ushqimit dhe Ushqimit për Kafshë, si dhe vendosja e rrjetit për mbledhje të të dhënave dhe bazës së të dhënave. 

Rregullohen dispozitat kundërvajtëse, si dhe përmirësimi i tekstit të ligjit.  Zgjidhjet e përmbajtura në dispozitat janë me qëllim të përbashkët për përmirësimin e mbrojtjes së shëndetit të popullatës. 
Me transponimin e Rregullativës nr. 1169/2011 të Parlamentit Evropian do të arrihet harmonizimi i legjislacionit nacional nga sfera e shënimit të ushqimit, përkatësisht informimit të konsumatorëve në lidhje me përbërjen e ushqimit me trendët më të rinj evropianë. 

Ne diskutimin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit morën pjesë deputetët: znj. Sonja Talevska dhe znj. Shpresa Hadri, ndërsa z.  Nikolla Micevski për Propozim-ligjin për pushimin e vlefshmërisë së Ligjit për bashkësitë ujore.  

Në fund të debatit, Komisioni i ndoqi Propozim-ligjet e lartpërmendur në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click