Aktivitetet

E premte, 26 shtator 2014 

KONFERENCA DYDITORE RAJONALE NË SHKUP 

Në Konferencën rajonale Transparenca e pronësisë mediatike dhe pengimi i përqendrimit mediatik, që u mbajt dje dhe sot në Shkup, ishin të pranishëm përfaqësuesit nga Komisioni parlamentar për Transport, Lidhje dhe Ekologji: Liljana Zaturoska, Dragan Danev dhe Ramis Merko. Evenimenti u mbajt në Hotelin "Holidej In" në kuadër të Projektit të Këshillit të Evropës, i titulluar si:  "Promovimi i lirisë së të shprehurit dhe informimi i mediave në Evropën Juglindore", i financuar nga Qeveria e Norvegjisë. 

Fjalime hyrëse në ditën e parë të punës mbajtën: Marta Arsovska - Tomovska, zëvendësministre e Shoqërisë Informatike dhe Administratës; Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale dhe Lejla Dervishagiq, menaxhere programore e Seksionit për media të Drejtorisë së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e së Drejtës pranë Këshillit të Evropës. Moderatorët e konferencës nga Këshilli i Evropës ishin: Maja Stojanoviq, Lejla Dervishagiq dhe Zhan Fransoa Fernemo. 

Për sfidat në mjedisin e ri mediatik, fjalim mbajti Zhan Fransoa Fernemo, ish-kryetar i EPRA dhe ish-drejtor i trupit rregullator belgjian. Bernd Malcanini nga trupi rregullator gjerman i ndan përvojat dhe praktikat e tij nga zbatimi i masave për parandalim të përqendrimit dhe masave për mbrojtje të konkurrencës së tregjeve mediatike, ndërsa Damir Hajduk foli për mediat elektronike në Kroaci. 

Në ditën e dytë të punës, profesioni i drejtësisë në Universitetin në Luven, Pegi Vallce, i dha mendimet e tij për pronësinë mediatike dhe përqendrimin mediatik, ndërsa drejtoresha e Institutit maqedonas për media, Biljana Petkovska, u përqendrua në ndikimin mbi integritetin e mediave dhe gazetarisë, njëkohësisht duke u shërbyer me konkluzionet dhe rekomandimet e hulumtimit të realizuar nga Observatori mediatik për EJL. Moderator përsëri ishte Lejla Darvishagiq. 

Në këtë Konferencë të katërtë rajonale ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e sektorit civil. 
Click