Aktivitetet

E hënë, 22 qershor 2015, Budë 

Konferenca ndërparlamentare me temë "Në rrugën drejt një sistemi të pavarur dhe modern gjyqësor të vendeve në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian" 

Në Konferencën ndërparlamentare me temë: Në rrugën drejt një sistemi të pavarur dhe modern gjyqësor në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian", e cila në organizim të Parlamentit Evropian, e në bashkëpunim me Parlamentin e Malit të Zi, u mbajt më 18 dhe 19 qershor 2015 në Budë, Mal të Zi, mori pjesë delegacioni i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, në përbërje të:  z. Vlladimir Gjorçev, kryetar i Komisionit, anëtarët z. Emil Dimitriev dhe z. Rafis Aliti, si dhe zëvendësanëtari, z. Bekim Fazliu. 

Konferencën e hapi z. Sulo Mustafiq, nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi dhe znj. Madi Dellvau, deputete në Parlamentin Evropian, nënkryetare e Komisionit për Çështje Juridike. Në fjalimet e tyre ato potencuan sundimin e të drejtës dhe pavarësinë e gjyqësisë si një prej kritereve themelore për aderim në BE. Sistemi juridik efikas është i rëndësishëm jo vetëm për zbatim efikas të ligjeve në një shtet, por edhe parakusht për zhvillimin e ekonomisë në një shtet përmes krijimit të klimës afariste efikase. 

Në konferencën morën pjesë përfaqësuesit e Parlamentit Evropian, si dhe përfaqësuesit e Parlamenteve të Malit të Zi, Kroacisë, Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë. 

Në konferencën u diskutua për sundimin e së drejtës dhe pavarësinë e gjyqësisë, si kritere themelore për aderim në BE; modernizimin e sistemit të jurisprudencës, përfshirë edhe e-drejtësinë; reformat në Kroaci para aderimit të saj në BE, sigurimin e pavarësisë, cilësisë dhe efikasitetit të sistemit të jurisprudencës në vendet para aderimit në BE; bashkëpunimin në jurisprudencën:  kalimin nga konventat e Hagës në rregullativat e BE-së dhe bashkëpunimin rajonal në jurisprudencë; reformat në sistemin e jurisprudencës të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqisë:  perspektivat e vendeve në procesin e aderimit. 

Në pikën kushtuar "Reformave në sistemin e jurisprudencës të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia: perspektivat e vendeve në procesin e aderimit", fjalim mbajti z. Vlladimir Gjorçev, kryetar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, me ç'rast potencoi sundimin e të drejtës dhe pavarësinë e gjyqësisë si themel kryesor i funksionimit të shoqërisë demokratike, që paraqet një prej kritereve themelore për integrimin e Maqedonisë në BE. Sistemi i zhvilluar të cilin e karakterizojnë pavarësia dhe efikasiteti, i cili do të garantojë të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të subjekteve tjera juridike, si siguri të plotë juridike, paraqet angazhim të Republikës së Maqedonisë. 

Reforma e gjyqësisë në funksion të rritjes së efikasitetit të tij dhe funksionimit të të drejtës, është prioritet i lartë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Kjo do të arrihet përmes implementimit të reformave në gjyqësinë që kanë të bëjnë me zgjedhjen e gjykatësve, sistemin e karrierës, ndjekjen dhe vlerësimin e punës, si dhe shkarkimin dhe përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore mbi bazë të kritereve objektive dhe matëse. 

Në drejtim të përforcimit të pavarësisë dhe efikasitetit të gjyqësisë, z. Vlladimir Gjorçev foli për ndryshimet e ligjit për procedurë kontestimore me të cilin u krijuan kushte për përforcimin e sigurisë juridike, si dhe për reduktimin e kohëzgjatjes së procedurave dhe rritjen e efikasitetit të gjykatësve. 

Në këtë kontekst, e në drejtim të implementimit të standardeve ndërkombëtare të përfshirë në instrumentet ndërkombëtare, u përqendrua edhe në Ligjin për gjykatat, Ligjin për këshill gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Ligjin për buxhet gjyqësor dhe Ligjin për shërbim gjyqësor. 

Deputeti Gjorçev potencoi se të gjithë këto reforma janë në drejtim të rritjes së efikasitetit të gjyqësisë që do të ndikojnë mbi përshpejtimin e procedurave gjyqësore dhe zvogëlimit të mbetjes së lëndëve në gjyqe, e me atë edhe deri në rritjen e sigurisë juridike të qytetarëve dhe mirëbesimit të tyre në gjyqësi.  
Click