Aktivitetet

E enjte, 26 nëntor 2015, Jahorina 

KONFERENCA PARLAMENTARE ME TEMË: "ANGAZHIMI NË PËRFORCIMIN E BASHKËPUNIMIT RAJONAL NË BALLKANIN PERËNDIMOR: ARRITJET DHE PERSPEKTIVAT"

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të të cilit janë: z.  Marjanço Nikollov, kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe deputetët: z.  Dragan Cuklev, z. Jamin Sinani dhe z.  Gjorgji Koxhabashiev marrin pjesë në Konferencë parlamentare rajonale dyditore me temë: "Angazhimi në përforcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin perëndimor: Arritjet dhe Perspektivat", që mbahet më 26 dhe 27 nëntor 2015 në Jahorinë, Bosnjë e Hercegovinë. 

Në Konferencën pjesëmarrësit diskutuan për Raportet e Komisionit Evropian për vitin 2015, për vendet-kandidate për anëtarësim në BE dhe për vendet kandidate potenciale, për instrumentin për ndihmë paraaderuese (IPA 2014) 2020-, mbikëqyrja parlamentare për Buxhetet, Agjendën e Berlinit dhe konkluzionet e Konferencës së Vjenës etj. 

Gjithashtu në Konferencën u diskutua edhe për lidhjen infrastrukturore në rajon, si faktor kryesor për zhvillimin ekonomik dhe lidhshmërinë më të mirë ndërmjet vendeve në rajon.  Në atë kontekst u theksuan edhe disa projekte rajonale, që u identifikuan si prioritare dhe për të cilat do të ndahen një pjesë e mjeteve që janë mobilizuar nga BE-ja dhe institucionet financiare ndërkombëtare, e që kanë të bëjnë në korridore energjetike dhe rrugore në vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Në kuadër të Konferencës, z. Marjanço Nikollov, përfaqësues i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mori pjesë në panel diskutimin për përforcimin e kontrollit të Buxheteve. 

Gjatë Konferencës, pjesëmarrësit patën mundësi të këmbejnë mendime për ngjarjet aktuale në rajon, zhvillimin e bashkëpunimit politik, kulturor dhe ekonomik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor që është me rëndësi të madhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal. 
Click