Aktivitetet

E martë, 21 qershor 2016 

Konferencë Interparlamentare me temë Migrimi dhe politika për azil e BE-së

Në kornizat e Programit për mbështetjen e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në organizimin e Parlamentit Evropian, Komitetit për Punë të Jashtme dhe Komitetit për Liri Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme më 20 dhe 21 qershor 2016 në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, mbahet Konferencë Interparlamentare me temë: "Migrimi dhe politika për azil e BE-së: Implikimet për parlamentet e vendeve të zgjerimit". 

Në seminar merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nga Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në përbërje: z. Vlladimir Gjorçev, kryetar, znj. Nada Cipusheva, zëvendëskryetare, z. Rafis Aliti, anëtar dhe z. Petre Shilegov, zëvendësanëtar.

Konferencën Interparlamentare e hapi dhe fjalim përshëndetës pati znj. Ska Keller, zëvendëskryetare e Komitetit për të Drejta Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme. 

Në konferencë, fjalim të tij pati kryetari i Komisionit, z. Vlladimir Gjorçev, i cili u përqendrua në sfidat me të cilat u ballafaqua Republika e Maqedonisë në periudhën e kaluar duke filluar nga kriza e refugjatëve nga viti 1999, e deri në krizën e fundit të refugjatëve në vitin 2015. Ai e përkujtoi qasjen humane dhe solide të Republikës së Maqedonisë ndaj këtyre njerëzve të cilët më shpesh vijnë nga shtetet e përfshira me luftë, por gjithnjë e më i madh është numri edhe i njerëzve të cilët janë nisur drejt Evropës me shpresë për një jetë më të mirë. Ai theksoi se këto paraqesin barrë për ekonominë e Maqedonisë, sepse tani një pjesë e madhe e buxhetit të Maqedonisë është orientuar në nevojat e ushtrisë dhe policisë së Maqedonisë të cilat e sigurojnë kufirin, por edhe në nevojat e refugjatëve të cilëve u është e domosdoshme nevoja.   

Në kornizat e programit, parashihet të debatohet dhe të hapen çështjet në lidhje me: 

  • Migrimin dhe politikën për azil të BE-së: Perspektiva e Komisionit Evropian; 
  • Rolin e parlamenteve në ballafaqimin me krizën e emigrantëve, qasjen holistike ndaj migrimeve, azilin dhe kufijtë;  
  • Rolin e parlamenteve ndaj krizës momentale me mekanizmat e përgjegjësisë dhe solidaritetit;  
  • Rolin e parlamenteve në sigurimin e përgjigjes së shpejtë ndaj zgjidhjes së gjendjeve me migrimet, azilin dhe menaxhimin me kufijtë;  
  • Krizën e emigrantëve: Gjendjet e kufijve të BE-së me shtetet në procesin e aderimit;   
  • Kontrollin e përforcuar parlamentar mbi pushtetin ekzekutiv dhe përforcimin e kapaciteteve operative;  
  • Parlamentet si kreatorë të politikës publike që e lidhin pushtetin ekzekutiv dhe organizatat civile;  
  • Përforcimin e bashkëpunimit të brendshëm parlamentar, si dhe bashkëpunimin rajonal ndërmjet institucioneve kompetente.
Në seminarin e ardhshëm interparlamentar marrin pjesë eurodeputetë, përfaqësues të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Republikës së Turqisë, përfaqësues të Komisionit Evropian, ekspertë, me qëllim t'i ndajnë përvojat dhe parashikimet rajonale për sfidat e ardhshme në këtë fushë.    
Click