Aktivitetet

E premte, 10 tetor 2014 

Konkluzionet nga Debati publik me temë: "Rëndësia dhe roli i diasporës për Republikën e Maqedonisë - aspektet politike dhe ekonomike" 

Nga Debati publik "Rëndësia dhe roli i diasporës për Republikën e Maqedonisë - aspektet politike dhe ekonomike", i mbajtur më 29 tetor 2014, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në organizim të Komisionit për Politikë të Jashtme, dolën Konkluzionet vijuese: 

1. Mërgimtarët nga Republika e Maqedonisë pa dallim të përkatësisë së tyre etnike, si dhe populli maqedonas në vendet fqinje paraqesin pjesë të pandashmet të Republikës së Maqedonisë dhe janë faktor i rëndësishëm në zhvillimin politik dhe ekonomik të vendit. 

2. Duke e pasur parasysh biznes klimën e shkëlqyeshme dhe volitshmëritë për investim në Republikën e Maqedonisë, mërgimtarët e diasporës nxiten të investojnë në vend, kurse institucionet kompetente të punojnë në zhvillimin e strategjisë nacionale për transforimin e remitencave në projekte ekonomike dhe zhvillimore. 

3. Theksojmë se potenciali i diasporës nuk është vetëm ekonomikisht, por është i pasur edhe me resurse njerëzorë, njerëz me aftësi të fituara, arsim, karriera të suksesshme dhe rekomandohet që institucionet shtetërore kompetente dhe afaristët ta shfrytëzojnë këtë potencial që është i rëndësishëm në procesin e bartjes së njohurisë dhe teknologjisë. 

4. Duke e vlerësuar rëndësinë nga pjesëmarrja në jetën politike të mërgimtarëve në Maqedoni, veçanërisht i rëndësishëm është thjeshtësimi i mëtutjeshëm i procesit zgjedhor në diasporë me qëllim të shfrytëzimit masovik të së drejtës së votës. 

5. Me rëndësi të madhe është zgjerimi dhe përforcimi i lidhjeve ndërinstitucionale ndërmjet mërgimtarëve dhe përfaqësive konsullore diplomatike të Republikës së Maqedonisë. 

6. Në PKD-të e Republikës së Maqedonisë në të cilat ka numër të madh të kërkesave të parashtruara për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, rekomandimi është që në të njëjtat të vendosen stacione të përhershme të bazës me qëllim të marrjes efikase të pasaportave të Republikës së Maqedonisë. Me rëndësi të veçantë është lehtësimi i procedurës për marrjen e shtetësisë për pasardhësit e mërgimtarëve nga Republika e Maqedonisë nga gjenerata e dytë, e tretë dhe e katërt.   

7. Ruajtja e gjuhës maqedonase dhe e gjuhës amtare të mërgimtarëve nga bashkësitë tjera në diasporë është prioritet dhe duhet bërë përpjekje plotësuese për mësimin e tyre te gjeneratat e reja të mërgimtarëve.  

8. Duke u nisur nga standardet dhe rekomandimet ndërkombëtare të përcaktuara nga Komiteti i Kombeve të Bashkuara për Diskriminimin e Racës, Këshilli i Evropës, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut që i referohen të drejtës së caktimit dhe shprehjes së lirisë, të drejtës së mësimit të gjuhës amë, të drejtës së pronësisë, të drejtës së organizimit politikë dhe kulturor, bëjmë apel që këto të drejta të respektohen në të gjitha shtetet në të cilat jetojnë mërgimtarët e Republikës së Maqedonisë pa dallim të përkatësisë së tyre nacionale, si dhe për popullin maqedonas në vendet fqinje.  

9. Me konkluzionet e debatit publik të Komisionit për Politikë të Jashtme të njoftohet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë. 

10. Konkluzionet nga debati publik të publikohen në faqen e internetit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që të jenë të arritshme për opinionin e gjerë.   

Click