Aktivitetet

E hënë, 8 janar 2016, Hag 

Kosak si kontribut në ndërtimin e frymës konstruktive pozitive në Bashkimin Evropian 

Më 7 dhe 8 shkurt në Hagë, Holandë, në kuadër të kryesimit holandez me BE-në mbahet mbledhja përgatitore e kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve anëtare të BE-së-KOSAK. Në këtë mbledhje morën pjesë znj. Shpresa Hadri, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane. 

Pjesa e punës e mbledhjes filloi me fjalimin e znj. Anki Brokers-Knoll, kryetare e Senatit të Mbretërisë së Holandës.  Në fjalimin e saj e theksoi rëndësinë e kësaj mbledhjeje shumëvjeçare dhe tradicionale e cila kontribuon në ndërtimin e frymës pozitive konstruktive në BE, prodhon dokumente të rëndësishme për qytetarët evropianë dhe këmbehen mendime dhe vizione për funksionimin e mirë të mëtutjeshëm të parlamenteve nacionale dhe BE-së në tërësi. 

Mbledhja vazhdoi me debat produktiv për punën e EVROPOLL-it, që u zhvillua në diskutim për bashkëpunim ndërmjet parlamenteve nacionale dhe institucioneve tjera të BE-së, debat për kërcënimin nga terrorizmi në BE, për valën e imigrantëve me të cilën ballafaqohen vendet anëtare të BE-së, ndër të cilat edhe Republika e Maqedonisë dhe shumë tema tjera të rëndësishme për BE-në. 

Në margjinat e mbledhjes znj. Shpresa Hadri e shfrytëzoi mbledhjen për t'u takuar me kolegët e saj nga parlamentet nacionale të vendeve anëtare të BE-së, për të këmbyer mendime dhe përvoja, për të diskutuar për gjendjen momentale politike në Republikën e Maqedonisë, por edhe në BE, që të pajtohen se këto mbledhje janë veçanërisht të dobishme për këmbimin e informatave të tilla. 

Mbledhja përfundon sot me prezantimin e prioriteteve të Holandës për kryesimin me fjalimin e ministrit të Punëve të Jashtme të Holandës, z. Bert Konders. 

Click