Aktivitetet

E hënë, 24 nëntor 2014 

Maqedonia dhe Turqia - Vende miqësore me Bashkëpunim të suksesshëm në të gjitha nivelet 

Kryetari i Grupit parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë, z.  Kenan Hasipi, u takua me Delegacionin e Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë, të udhëhequr nga kryetari, z.  Xhemil Çiçek. 

Në takimin ishin të pranishëm edhe anëtarët e Grupit parlamentar:  znj. Sillvana Boneva, z.  Amdi Bajram, z.  Jamin Sinani dhe z.  Gazmend Aliji. 

U shpreh falënderim për mbështetjen që ia jep Turqia vendit tonë në rrugën e eurointegrimeve, e cila ishte vendi i parë që na pranoi me emrin kushtetues dhe dërgoi ambasador, dhe e cila në fusnotë të veçantë në të gjitha dokumentet e shfrytëzon emrin kushtetues Republika e Maqedonisë, si dhe për mbështetjen në lidhje me aktgjykimin nga Haga, për angazhimin që drejtësia të vlejë në mënyrë joselektive për të gjithë në Evropë. 

Të pranishmit u pajtuan se marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë janë në nivel të lartë, se ato janë dy vende miqësore dhe vëllazërore, që nuk kanë konteste politike, kanë nënshkruar partneritet strategjik dhe sërë marrëveshjesh bilaterale, realizojnë bashkëpunim dhe takime të suksesshme në të gjitha nivelet.  Janë hapur dhjetë konsullate nderi të Republikës së Maqedonisë në mbarë Turqinë dhe dy konsullate turke në Manastir dhe Ohër.  
Raporti i tillë i suksesshëm duhet të jetë edhe në përforcimin e bashkëpunimit ekonomik.  Investimet turke në Maqedoni janë të shumtë, por pritet ende më shumë të rriten dhe të rritet këmbimi tregtar. 

Me ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunimin kulturor, përforcohen edhe marrëdhëniet e shkëlqyeshme në të këtë sferë.  Në atë kontekst u përmend Shtëpia përkujtimore e babait të Mustafa Kemal Ataturkut në fshatin Koxhaxhik në komunën e Qendrës Zhupa, puna intensive e ndërtimit të Teatrit turk, si teatër i vetëm profesional turk në Ballkan, si dhe restaurimi i shumë objekteve nëpër vend. 

Në lidhje me arsimin, u diskutua për Universitetin Ballkanik, institut cilësor me arsim të nivelit të lartë.  Gjithashtu, u shpreh falënderim edhe për ndihmën e Turqisë në sferën e mbrojtjes dhe u potencua edhe bashkëpunimi i suksesshëm në shëndetësi.  Kryetari Çiçek e nënvizoi rëndësinë e madhe të komunitetit turk në Republikën e Maqedonisë, i cili i ka ruajtur tiparet e saj dhe i cili merr përkrahje të madhe nga të dyja vendet.  Si çështje e përbashkët, e theksoi anëtarësimin në BE. 

Ai theksoi se nevojitet të lehtësohen rrethanat për investim në vendin tonë, të nxiten investuesit, të formohen zona të lira doganore, që do të shpie në hapje të fabrikave të raja turke dhe në atë mënyrë do të reduktohet papunësia.  Propozoi që të bëhet ndërtim plotësues i rrugës deri në Shtëpinë përkujtimore të babait të Mustafa Kemal Ataturkut dhe të lehtësohet marrja e vizave, si shembulli i tyre me lëshimin e vizave në kalimet kufitare.

Gjithashtu, e theksoi mundësinë për bursë për studentët maqedonas siç është rasti me studentët nga Qiproja Veriore.  Në lidhje me 100 vjetorin e çështjes së Armenisë, theksoi se kjo është punë e historianëve dhe çështje e cila nuk duhet të zgjidhet në Parlament. 

Kryetari Çiçek konkludoi se Maqedonia është udhëkryq, zemra e Ballkanit, prandaj duhet të ruhen dhe të zhvillohen marrëdhëniet e mira, që do të ndikojnë edhe në marrëdhëniet e përgjithshme në gjithë rajonin. 

Click