Aktivitetet

E martë, 20 janar 2015 

Mbështetje e vazhdueshme dhe e fuqishme nga Shqipëria për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe BE 

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë u takua me z. Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. 

Në takimin, krahas kryetarit të Grupit parlamentar, z. Orhan Ibraimi, ishin të pranishëm edhe anëtarët: z. Rexhail Ismaili, z. Ivan Ivanov, z. Stojan Millanov dhe z.  Dimitar Stevananxhija. 

Kryetari Ibraimi në fjalimin e tij përshëndetës e përshëndeti prezencën e kryetarit Meta dhe shprehu falënderim për vizitën, duke i karakterizuar marrëdhëniet e të dyja vendeve fqinje si të mira dhe miqësore, të lidhura përmes komunitetit shqiptar në Maqedoni dhe komunitetit maqedonas në Shqipëri. 

Të pranishmit këmbyen mendime për gjendjen politike momentale në të dyja vendet, mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe avancimin e marrëdhënieve të plota. 

Z. Ibraimi e informoi z. Meta për bojkotin e opozitës në Kuvend, implementimin e Marrëveshjes Kornizë, si dhe për ndryshimet kushtetuese që janë në rendin e sotëm të ditës. 

Kryetari Meta shprehu falënderim për vizitën, njëkohësisht bëri thirrje në intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet grupeve parlamentare të të dyja vendeve, në përgatitjen e agjendës së përbashkët me qëllim të ndjekjes së vazhdueshme të marrëdhënieve, intensifikimit të takimeve dhe projekteve të përbashkëta. 

Ai theksoi se zhvillimi dhe ndërtimi i Korridorit 8, përkatësisht lidhja hekurudhore e Shqipërisë dhe Maqedonisë, është me rëndësi të veçantë për të dyja vendet, si dhe për rajonin. 

Mbështetja e Shqipëria lidhur me çështjen e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, edhe më tutje mbetet e fuqishme. 

Në fund të takimit, z. Meta e ftoi Grupin parlamentar për vizitë zyrtare në Shqipëri, me qëllim të vazhdimit të diskutimit për shumë çështje që u nxitën sot. 

Click