Aktivitetet

E martë, 4 nëntor 2014 

Mbledhja e dhjetë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 10-të, si trup punues amë në lexim të dytë e shqyrtoi: 

  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tokë bujqësore. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Vanço Kostadinovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Kryesuesi i Komisionit, z. Romeo Trenov, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin mori pjesë deputeti Lupço Dimovski. 

Pas debatit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click