Aktivitetet

E enjte, 30 tetor 2014 

Mbledhja е dhjetë e Komisionit për Çështje Ekonomike 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 10-të  të mbajtur më 28 tetor 2014, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, mori në shqyrtim: 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të para minerale; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zona zhvillimore industriale teknologjike;
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zona të gjelbra industriale.  

Nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për lëndë të para minerale dhe Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e zonave të gjelbra industriale e arsyetoi zëvendësministri i Ekonomisë, z. Hristijan Delev.  

Kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, z. Lupço Dimovski, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për lëndë të para minerale, është parashtruar një amendament nga deputetët: z. Lupço Dimovski, z. Zoran Ilioski, znj. Liljana Kuzmanovska, z. Dragan Cuklev, znj. Vlladanka Aviroviq, z. Stojan Milanov dhe z. Vasil Pishev, i cili u miratua njëzëri. 

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për zona zhvillimore industriale teknologjike, u parashtruan pesë amendamente nga deputetët Gazmend Aliji dhe Bekim Fazliu, dhe të njëjtat me nga një votë "pro" dhe shtatë "kundër" nuk u miratuan. 

Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Ekonomike për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zona të gjelbra industriale, parashtroi shtatë amendamente, të cilat i miratoi njëzëri.  

Komisioni për Çështje Ekonomike i përcolli të tre Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click