Aktivitetet

E premte, 24 tetor 2014 

Mbledhja e dhjetë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 10-të të mbajtur më 22 tetor 2014, si trup punues amë në lexim të parë shqyrtoi:

  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm; 
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike; 
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor; 
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor; 
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z.   Nimetulla Halimi.

Në arsyetimin për Propozim-ligjet përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.

Në diskutimin për Propozim-ligjet morën pjesë deputetët: Stojan Millanov, Ramis Merko, Rexhail Ismaili, Ejup Rustemi, Dragan Danev, Liljana Zaturovska dhe Sllave Goshev.

Në fund të debatit, Komisioni konstatoi njëzëri se Propozim-ligjet e lartpërmendur janë të pranueshëm dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 

Click