Aktivitetet

E premte, 26 dhjetor 2014 

Mbledhja e dymbëdhjetë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 12-të, si trup punues amë, në lexim të parë, e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për produkte për mbrojtje të bimëve. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverise së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z. Vanço Kostadinovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Përfaqësuesi i Qeverisë Kostadinovski, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, e theksoi nevojën për miratimin e Ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregulloren me ligjin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: z. Lupço Dimovski, z.  Romeo Trenov, z. Rexhail Ismaili dhe z. Nikolla Micevski. 

Në fund të debatit, Komisioni njëzëri vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click