Aktivitetet

E mërkurë, 26 nëntor 2014, Strasburg 

Mbledhja e dymbëdhjetë e Komitetit të Përbashkët Parlamentar 

Në mbledhjen e 12-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian (KPP - RM dhe BE), që mbahet në Parlamentin Evropian në Strasburg, merr pjesë delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nën udhëheqjen e z. Kenan Hasipi, kryetar i Delegacionit dhe bashkëkryesues; z. Artan Grubi, nënkryetar i Delegacionit dhe zëvendës bashkëkryesues; pastaj z. Antonio Milloshoski, znj. Sillvana Boneva dhe z. Vlladimir Gjorçev, anëtarët e Delegacionit; si dhe z. Bekim Fazliu, zëvendësanëtar. 

Në mbledhjen, e cila është hera e parë që mbahet pas zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, sot u këmbyen mendime për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian me z.  Fatmir Besimi, nënkryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për çështje evropiane, me z.  Xhan Erik Pake, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë për Zgjerim të Komisionit Evropian dhe me z.  Eduard Ajuer, shef i Njësisë për Ballkanin Perëndimor në EEAS nga Këshilli i Bashkimit Evropian. 

Z. Peterle shprehu kënaqësi nga mbajtja e mbledhjes në mandatin e ri pas zgjedhjeve në Republikën e Maqedonisë dhe në institucionet e Bashkimit Evropian dhe theksoi se Parlamenti Evropian ka qenë dhe mbetet mik i zgjerimit të vendeve aspirante, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë. Ai shprehu keqardhje që Këshilli nuk mori qëndrim pas rekomandimit të Komisionit Evropian dhe të Parlamentin Evropian për fillimin e negociatave dhe njëkohësisht shfaqi shpresë se në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, do të zgjidhjen çështjet e hapura me fqinjët.  Z. Peterle theksoi se pret qëndrim të plotë të parlamentit me pjesëmarrje të opozitës në aktivitetet e tij. 

Z. Hasipi, gjithashtu shprehu kënaqësi për sinjalin e qartë të Parlamentit Evropian për mbështetjen e aspiratave evropiane të Maqedonisë, me caktimin e një deputeti për ta udhëhequr KPP-në nga ana evropiane, i cili është njohës i mirë i rajonit dhe i vendit.  Ai shprehu bindje se fryma e konsensusit në punën e KPP dhe në miratimin e rekomandimeve që dorëzohen në institucionet evropiane dhe maqedonase, do të vazhdojë edhe në këtë përbërje.
   
Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë fjalim mbajti z.  Fatmir Besimi, nënkryetar i Qeverisë i ngarkuar për eurointegrime, i cili theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian kanë marrëdhënie të bazuar në partneritet dhe mirëbesim, e vërtetim për këtë është caktimi i komisarit për fqinjësi të mirë dhe negociata për zgjerim. 

Fakti që Maqedonia e mori rekomandimin e gjashtë për fillimin e negociatave, është shumë i rëndësishëm për vazhdimin e proceseve të reformave dhe e imponon obligimin që të japim rezultate, tha z. Besimi. 

Gjithashtu, ai e përshëndeti gatishmërinë e Komisionit Evropian për të vazhduar me Dialogun për anëtarësim të nivelit të lartë, me përcaktim të përbashkët të prioriteteve me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. 

"Rezultat e arritura deri më tani të institucioneve maqedonase më japin të drejtë të them se Republika e Maqedonisë dhe institucionet e saj janë të përgatitur t'i fillojnë negociatat për anëtarësim dhe/ose të kenë konsultime teknike për të gjithë kapitujt me legjislacionin e BE-së me drejtoritë e përgjegjshme relevante.  Duke marrë parasysh karakterin multietnik të shoqërisë sonë, perspektiva për anëtarësim në BE është forcë lëvizëse e cila i bashkon të gjithë qytetarët dhe kontribuon për zhvillim ekonomik të vendit", nënvizoi z.  Besimi.    

Z. Ajuer i prezantoi prioritetet e udhëheqësisë së re, ndër të cilat procesi i zgjerimit do të vazhdojë dhe do të mbetet prioritet i lartë në agjendën, me nivel më të lartë të vëmendjes nga ana e znj. Mogerini, gjë që është rekomandim i rëndësishëm për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.  Këshilli e vlerëson faktin që Republika e Maqedonisë si prioritet të lartë në agjendë e ka anëtarësimin në BE, ndërsa bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Parlamentit Evropian mund të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme në procesin e zgjerimit të vendit.  Çështje e parë me interes është mospjesëmarrja e opozitës në aktivitetet parlamentare, për të cilën nevojitet të gjendjet zgjidhje ndërmjet qeverisë dhe opozitës, ndërsa çështja tjetër janë marrëdhëniet fqinjësore, si karakteristikë e stabilitetit rajonal dhe gjetjes së zgjidhjes për çështjet e hapura bilaterale për progresin e mëtutjeshëm në integrimin evropian.  Në lidhje me konkluzionet e Këshillit në dhjetor, ai theksoi se nëse ekziston progres për disa prej këtyre çështjeve, të njëjtat do të kenë reflektim të konkluzioneve të Këshillit. 
  
Z. Pake theksoi se KPP-ja është forum shumë i rëndësishëm për dialog të ndërsjellë ndërmjet të dyja parlamenteve dhe e përshëndeti mundësinë për ta përtërirë porosinë se Komisioni fuqimisht i mbështet aspiratat e vendit dhe se në pesë vitet e ardhshme do të punojë për t'i ndihmuar vendit për t'i përmbushur reformat e nevojshme me vëmendje të plotë, si deri më tani, veçanërisht në pjesën e sundimit të së drejtës, në pjesën e reformave ekonomike dhe reformave në administratën publike.  Ai potencoi se në periudhën e ardhshme nevojitet që vendi t'u përkushtojë vëmendje reformave të mëtutjeshme për pavarësinë e gjyqësisë dhe lirinë e mediave.  Gjithashtu, theksoi se bojkoti nuk është zgjidhje dhe se debati politik doemos duhet të zhvillohet në parlament.  Në lidhje me Dialogun paraaderues, shprehu kënaqësi nga suksesi i tij dhe theksoi se ky dialog do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.  Gjithashtu, theksoi se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë e nevojshme të procesit të integrimit dhe se duhet të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura bilaterale. 
      
Mbledhja vazhdon nesër me debatin për pikat në rendin e ditës, për të cilat fjalime do të mbajnë:  z.  Kenan Hasipi, z.  Antonio Milloshoski, z.  Artan Grubi, znj. Sillvana Boneva dhe z.  Bekim Fazliu.  

Click