Aktivitetet

E hënë, 21 korrik 2014 

MBLEDHJA E DYTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE 

Komisioni për Çështje Evropiane në Mbledhjen e Dytë, që u mbajt sot, debatoi për Raportin për aktivitetet e realizuara të Programit nacional për miratimin e të drejtës së BE-së, revizioni 2014 për periudhën prej janarit deri në mars 2014, si dhe për Propozim-ligjin për parandalim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në lexim të parë. 

Në lidhje me raportin tremujor për realizimin e NPAA-së - revizioni 2014, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, z. Fatmir Besimi, informoi për aktivitetet e marra në periudhën e raportit, me ç'rast theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nga 57 ligjet e parapara, miratoi 11 ligje, kurse në procedurë kuvendore dhe qeveritare janë 5 ligje dhe 3 ligje janë në procedurë resore. 

Ai, gjithashtu, informoi edhe për aktivitetet tjera të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në sferën e eurointegrimeve, me ç'rast posaçërisht u përqendrua në çështjet lidhur me sundimin e të drejtës, edhe atë në lidhje me reformat në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit, gjendjen me mediet, shfrytëzimin e fondeve evropiane me vështrim në IPA1 dhe IPA2, realizimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, etj.

Në diskutim për këtë çështje morën pjesë deputetët: Meral Uzeiri Ferati, Sillvana Boneva, Nora Aliti dhe Kenan Hasipi, të cilët shprehën më tepër mendime për gjendjet aktuale në proceset eurointegruese të vendit. Në këtë drejtim ishte sugjeruar në proceset pozitive, por edhe në proceset negative në vend. Këtu, veçanërisht ishte theksuar nevoja për kthimin e opozitës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si një kusht i domosdoshëm për realizimin e detyrave të posaçme të cilat dalin nga Raporti vjetor për përparimin e vendit.

Pastaj, u shpreh edhe brengosja, në lidhje me deklaratën e kryetarit të ri të Komisionit Evropian, z. Junker, i cili tha se në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar, nuk do të ketë zgjerim me vende të reja. Kësaj çështjeje, zëvendëskryeministri iu përgjigj se çështja me zgjerimin e BE-së edhe më tutje është aktuale dhe mbetet një çështje sistematike, në të cilën bazohet politika e Bashkimit Evropian.

Click