Aktivitetet

E martë, 26 gusht 2014 

Mbledhja e dytë e Komisionit për Kulturë 

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e dytë të djeshme, si trup punues amë, në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për shpalljen e Qendrës së vjetër të Qytetit të Kratovës trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë. 

Në mbledhjen e Komisionit për Kulturë në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte e pranishme ministrja e Kulturës, mr. Elizabeta Kançeska-Milevska dhe këshilltarja shtetërore në Ministrinë e Kulturës Vesna Ilievska. 

Përfaqësuesja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ministrja e Kulturës mr. Elizabeta Kançeska-Milesvska, theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që do të rregullohen me ligjin. Përfaqësuesja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në arsyetimin theksoi se me këtë ligj bëhet identifikimi i komplekseve monumentale, përcaktimi hapësinor i të mirave, përcaktimi i regjimit të mbrojtjes dhe shfrytëzimi i qëndrueshëm i të mirave. Ligji përmban dispozita me të cilat është përcaktuar regjimi specifik i mbrojtjes së kompleksit monumental. Parametrat e qarta dhe transparente të regjimit të mbrojtjes do ta lehtësojnë procedurën për përpunim të projekteve urbanistike dhe konservatore që janë të nevojshme si dhe procedurën për lëshimin e lejeve konservatore nga Drejtoria për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore. 

Ministria e Kulturës propozon edhe plan për avancimin e qendrës së vjetër të qytetit të Kratovës. Plani përpunohet për përcaktimin dhe zbatimin e drejtë të politikës bashkekzistuese të mbrojtjes së integruar, menaxhimit dhe shfrytëzimit aktiv të trashëgimisë kulturore, në pajtim me parimet për zhvillim të qëndrueshëm, zhvillim të turizmit kulturor, ruajtjen e zejeve tradicionale dhe shkathtësive. Plani e sjell Qendrën konservatore nacionale - Shkup dhe komuna e Kratovës.

Me ligjin propozohet që komuna e Kratovës të sjellë edhe plan të ri urbanistik. Me ligjin do të sigurohet vazhdimësi më të qëndrueshme në ruajtjen dhe rivitalizimin e trashëgimisë kulturore. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin për shpallje të Qendrës së vjetër të Qytetit të Kratovës trashëgimi kulturore me rëndësi të veçantë morën pjesë deputetët: Marjanço Kolevski, Stojan Millanov, Roza Topuzova Karevska dhe Magdalena Manaskova. 

Në fund të debatit Komisioni për Kulturë, vlerësoi njëzëri se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click