Aktivitetet

E mërkurë, 9 korrik 2014 

MBLEDHJA E DYTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e dytë, si trup punues amë, në lexim i të parë, i mori në shqyrtim propozim-ligjet në vijim: 

  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuar pa leje; 
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim; 
  • Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor.  

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm ministri i Transportit dhe Lidhjeve, z. Mile Janakievski. 

Në arsyetimin e Propozim-ligjeve, përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet. 

Në fund të debatit, Komisioni njëzëri konstatoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 

Click