Aktivitetet

E enjte, 20 nëntor 2014 

Mbledhja e dytë e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive 

Komiteti për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive sot e mbajti Mbledhjen e dytë, në të cilën kryetari i Komitetit, z. Ejup Rustemi, e përgëzoi z. Mite Kostov për zgjedhjen anëtar i Komitetit nga radhët e komunitetit të Vllahëve. 

Në mbledhjen u miratua Rendi i ditës për përcaktimin e agjendës së aktiviteteve të Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive për vitin 2015, me qëllim përpilimin e programit cilësor për punën e Komitetit për vitin 2015. 

Anëtarët e pranishëm të Komitetit dhe deputetët e interesuar marrin pjesë aktive në mbledhjet me propozime, mendime, sugjerime dhe ideja për tema të caktuara të cilat Komiteti do t'i shqyrtojë gjatë vitit 2015. 

Komiteti konkludoi se Programi për punë nuk do të jetë akt i mbyllur dhe final i Komitetit, por vazhdimisht do të plotësohet me propozime të reja ose me mbledhje të shkaktuara nga ngjarjet aktuale në shtet.  

Click