Aktivitetet

 E enjte, 16 prill 2015 

Mbledhja e dyzetedytë e Komisionit për Financim dhe Buxhet 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e dyzetedytë të mbajtur më 16 prill 2015, si trup punues amë, me procedurë të shkurtuar, shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë për të Hyrat Publike; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë Doganore; 

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjet dha zëvendësministri i Financave, z.  Ardian Xheladini. 

Për Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë për të Hyrat Publike, z. Xheladini theksoi se me ndryshimet dhe plotësimet bëhet harmonizimi i dispozitave ligjore të Ligjit për Drejtorinë për të Hyrat Publike me dispozitat e Ligjit për nëpunësit administrativ në pjesën e përcaktimit të kushteve të veçanta për vendet e punës për nivelet nga kategoria G që i referohen përvojës së punës. 

Gjithashtu, bëhen ndryshime që janë në drejtim të asaj që nëpunësit tatimor të mund të avancohen përkohësisht në vendin e punës që i përgjigjet përvojës profesionale, njohurisë dhe kualifikimit dhe nëse i përmbushin kushtet e përcaktuara në aktin për sistematizimin e vendeve të punës në Drejtorinë për të Hyrat Publike më së shumti njëherë në periudhën prej katër vitesh, për periudhën e avancimit përkohësisht deri në tre muaj, pa i përmbushur kushtet për njohje të gjuhës së huaj dhe njohjes aktive të programeve kompjuterike për punë në zyrë. 

Njëkohësisht, bëhen edhe ndryshime që janë në drejtim të vazhdimisht të afatit për përmbushjen e kushteve të veçanta që kanë të bëjnë me njohjen e gjuhës së huaj dhe punë me programe kompjuterike. 

Në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Propozim-ligjit nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar. 

Në debatin mori pjesë deputetja, znj. Vlladanka Aviroviq. 

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtori Doganore, zëvendësministri i Financave theksoi se shkaku për të cilën është ngritur iniciativa për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtori Doganore është harmonizimi i këtij ligji me ndryshimin e Ligjit për nëpunësit administrativ, me të cilin prolongohet afati për përmbushjen e kushteve që kanë të bëjnë me dorëzimin e certifikatës së njohur ndërkombëtare për njohjen e gjuhës së huaj dhe vërtetim për punë me programe kompjuterike për punë në zyrë deri në afatin prej një viti nga dita e aderimit të RM-së në BE.  

Gjithashtu, me ndryshimet në nenin 64 propozohet që nëpunësit doganorë të mund të avancohen përkohësisht deri në gjashtë muaj në vendin e punës që i përgjigjet përvojës së tyre profesionale, njohurisë dhe kualifikimeve dhe që i përmbushin kushtet e përcaktuara në aktin për sistematizimin e vendeve të punës në Drejtorinë Doganore dhe këtë ligj, pa i përmbushur kushtet për njohjen e gjuhës së huaj dhe njohjen aktive të programeve kompjuterike për periudhë më së shumti prej dy vitesh.  

Ne afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Propozim-ligjit nuk u parashtruan amendamente nga propozues të autorizuar. 

Në debatin mori pjesë deputetja, znj. Liljana Kuzmanovska.  

  • Komisioni për Financim dhe Buxhet i përcolli të dyja Propozim-ligjet në procedurë të të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 
Click