Aktivitetet

E martë 27 tetor 2015

MBLEDHJA E DYZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 46-të, si trup punues amë, e shqyrtoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Planit financiar vjetor të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2015. Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Agjencisë së Aviacionit Civil ishte i pranishëm Goran Jandereoski.   

Përfaqësuesi i Agjencisë së Aviacionit Civil e arsyetoi Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Planit financiar vjetor të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2015. 

Në diskutimin për Propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Planit financiar vjetor të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2015 morën pjesë deputetët Tomisllav Tuntev dhe Liljana Zaturoska. 

Komisioni njëzëri i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që të miratojë Vendim për dhënie pëlqim Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Planit financiar vjetor të Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2015.   

Click