Aktivitetet

E premte, 4 dhjetor 2015

MBLEDHJA E DYZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të 47-të, si trup punues amë me procedurë të shkurtuar shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim; 
Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z.  Nimetulla Halimi. 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji dhe Komisioni Juridik-Ligjvënës e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprim me objekte të ndërtuara pa leje dhe zhvilluan debat për amendamentet e parashtruara nga propozuesit e autorizuar. 

Në Propozim-plotësimin e përpiluar të ligjit janë inkorporuar dy amendamente të miratuara nga komisionet. 

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim kryetari i Komisionit, z.  Rexhail Ismaili i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, nuk janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët Tomisllav Tuntev. 

Në fund të debatit, Komisioni Propozim-ligjin e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e RM-së. 
Click