Aktivitetet

E martë, 23 gusht 2016 

Mbledhja e dyzetenëntë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 49-të, si trup punues amë në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin shtetëror të bujqësisë. 

Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm z.  Vanço Kostadinovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Përfaqësuesi i Qeverisë, Kosdadinovski, theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, pa diskutim dhe njëzëri vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click