Aktivitetet

E martë, 25 gusht 2015 

MBLEDHJA E DYZETENJËTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 41-të, si trup punues amë, shqyrtoi: 

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurina - leximi I; 
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëveshjet për transport në komunikacionin rrugor - leximi II.
Në mbledhjen e Komisionit në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z.  Stevo Temelkovski dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z.  Nimetulla Halimi. 

Z. Temelkovski në arsyetimin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurina, e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët:  znj. Liljana Zaturoska dhe z.  Ramiz Merko, si dhe zëvendësministri Temelkovski. 

Në fund të debatit, Komisioni njëzëri konstatoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëveshjet për transport në komunikacionin rrugor, zëvendëskryetari i Komisionit, z.  Ramiz Merko, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga ane e propozuesve të autorizuar. 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e përcolli këtë Propozim-ligj në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.   

Click