Aktivitetet

E mërkurë, 6 korrik 2016 

Mbledhja e dyzeteshtatë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 47-të, si trup punues amë, në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhim bujqësor organik. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z.  Vanço Kostadinovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, i cili e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët Lupço Dimovski dhe Sonja Talevska. Në fund, Komisioni me 5 vota "për" e miratoi Konkluzionin vijues:  

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhim bujqësor organik (leximi i parë) dhe vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 
Click