Aktivitetet

E martë, 12 korrik 2016 

Mbledhja e dyzetetetë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 48-të, si trup punues amë, në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhim bujqësor organik. 

Ne mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Vanço Kostadinovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. 

Kryesuesi i Komisionit, deputeti Nikolla Micevski, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin. 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, pa diskutim e përcolli këtë Propozim-ligj në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click