Aktivitetet

E mërkurë, 23 dhjetor 2015 

MBLEDHJA E DYZETETETË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 48-të, si trup punues amë me procedurë të shkurtuar, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore, me procedurë të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët Talat Xhaferi dhe Zoran Ilioski; 
  2. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore, me procedure të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët: Liljana Zaturoska, Rexhail Ismaili, Ramis Merko, Dragan Danev, Sllagjana Mitovska, Bllagoja Despotoski, Fatmir Imeroski, Ejup Rustemi dhe Stojan Millanov;
  3. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore, me procedure të shkurtuar, të parashtruar nga deputetët: Liljana Zaturoska, Rexhail Ismaili, Ramis Merko, Dragan Danev, Sllagjana Mitovska, Bllagoja Despotoski, Fatmir Imeroski, Ejup Rustemi dhe Stojan Millanov;

Në mbledhjen e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në cilësi të përfaqësuesit të propozuesve ishte i pranishëm deputeti Zoran Ilioski. 

Kryetari i Komisionit, z.  Rexhail Ismaili i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit, për Propozim-ligjet nuk janë parashtruar amendamente, nga ana e propozuesve të autorizuar. 

Në diskutimin për Propozim-ligjet morën pjesë deputetët: Tomisllav Tuntev, Rexhail Ismaili, Liljana Zaturoska, Bllagoja Despotoski, Dragan Danev, Lubisha Nikoliq dhe Dufe Kukoski. 

Për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tokë ndërtimore në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit, Komisioni parashtroi dhe miratoi një amendament i cili është inkorporuar në Propozim-ligjin plotësues. 

Me amendamentin parashihet që dispozita e nenit 91 e Ligjit për tokë ndërtimore, e cila e rregullon mënyrën e rasteve të veçanta për fitimin e të drejtës së pronësisë së tokës ndërtimore përmes transformimit, me njohjen e marrëveshjeve të lidhura me ish-pronarin para më shumë se 20 vitesh të fillojë me zbatim menjëherë, me miratimin e këtij ligji. 

Në fund të debatit, Komisioni Propozim-ligjet e lartpërmendura, i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin. 

Click