Aktivitetet

E martë, 29 mars 2016 

Mbledhja e gjashtëdhjetetretë e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji 

Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 63-të, si trup punues amë me procedurë të shkurtuar shqyrtoi: 

  • Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për menaxhim me hedhurina; 
  • Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës; 
  • Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor. 

Në mbledhjen e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në cilësi të përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishin të pranishëm zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Stevo Temelkovski dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, z. Vllado Misajllovski. Kryetar i Komisionit, z. Rexhail Ismaili i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjet. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor mori pjesë deputeti Marjanço Nikollov dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski. Në fund të debatit, Komisioni i përcolli Propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin. 

Click