Aktivitetet

E martë, 24 shkurt 2015

Mbledhja e Gjashtëmbëdhjetë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e 16-të të mbajtur dje, si trup punues amë, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyje - leximi II;   
  2. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për gjueti - leximi II;  
  3. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë - leximi II;  
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion pyjor dhe të gjuetisë - leximi II;  
  5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit për kafshë - leximi II; 
  6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për pyje - leximi I, i parashtruar nga deputetët: Ilija Dimovski, Talat Xhaferi, Marjanço Kolevski, Sonja Talevska.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë, ishte i pranishëm, z. Vanço Kostadinovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryesuesi i Komisionit, z. Romeo Trenov, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar të përcaktuar me Rregullore, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyje, Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit për kafshë.

Për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për gjueti, ishin parashtruar gjithsej dy amendamente, nga të cilat njëri ishte tërhequr nga propozuesi, kurse tjetri me 7 vota „për“ ishte miratuar.

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion pyjor dhe të gjuetisë ishte parashtruar një amendament nga propozuesit e autorizuar. Komisioni me 7 vota „kundër“, nuk e miratoi amendamentin e parashtruar.

Përfaqësuesi i propozuesit për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për pyje, deputeti Marjanço Kolevski, e theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligj. Në diskutim mori pjesë deputetja Sonja Talevska. 

  • Në fund të debatit, Komisioni i përcjelli Propozim-ligjet e lartpërmendura në procedurë të mëtejshme në Kuvend. 
Click